Monitorim për realizimin e premtimeve zgjedhore të Qeverisë dhe Njësive të vetëqeverisjes lokale

Periudha: Prill - Qershor 2026 · Përditësuar më: 3.9.2026

A po përmbushen premtimet në komunën tuaj?

Monitorimi i premtimeve zgjedhore dhe i masave të ndërmarra nga autoritetet lokale u mundëson qytetarëve të shohin se çfarë është realizuar, çfarë është ende në proces dhe ku nuk është shënuar progres. Në këtë mënyrë kontribuohet në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave, ndërsa qytetarët kanë qasje në informacione të verifikuara, të cilat mund t’i përdorin për të kërkuar përmbushjen e premtimeve dhe për të përfaqësuar nevojat dhe interesat e komunitetit të tyre.

Monitorimi realizohet që nga viti 2020. Në ciklin e pestë, që përfshin periudhën 2026–2027, tetë organizata të shoqërisë civile monitorojnë 27 masa në 16 komuna: Manastir, Çair, Qendër, Dellçevë, Gostivar, Kërçovë, Kisella Vodë, Koçan, Krivogashtan, Prilep, Shuto Orizarë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë dhe Vevçan.

Ky cikël monitorimi zhvillohet nga prilli 2026 deri në qershor 2027, ndërsa të dhënat mblidhen dhe publikohen çdo tre muaj. Për secilën masë të përzgjedhur, organizatat e shoqërisë civile ndjekin progresin në bazë të kritereve të përcaktuara paraprakisht dhe vlerësojnë rregullisht fazën e realizimit të saj.

Për ta bërë më të lehtë kuptimin e rezultateve, përdoret sistemi i semaforit: ngjyra e gjelbër tregon se masa është në fazën përfundimtare, e verdha se janë duke u ndërmarrë aktivitete konkrete, ndërsa e kuqja se realizimi i masës ka ngecur.

Të dhënat e mbledhura paraqiten në Matricën e Monitorimit online, e cila mundëson kërkimin dhe shqyrtimin e masave sipas komunës, fushës tematike, organizatës përgjegjëse të shoqërisë civile dhe statusit të realizimit.

Zgjidhni komunën tuaj dhe shikoni se cilat masa monitorohen, çfarë progresi është arritur dhe për cilat premtime kërkohet llogaridhënie nga autoritetet lokale.

Masa është në fazën e përfundimitPo zbatohen aktivitete konkrete në terrenMasa është në ngecje

Grupi lokal i veprimit i Shoqatës për zhvillimin rural “Agro Lider”

Komunat (2)

Shoqata e qytetarëve për hulumtim, analizë dhe krijim të politikave e "Eurothink – Qendra për strategji evropiane" - Shkup

Shoqata për kujdes dhe mbështetje në shtëpi “Qendra ndihmëse” - Shkup

Komunat (2)

Unioni për barazi gjinore: Rrjeti nacional "Gratë për gratë"

Komunat (2)