Kompensimi i harxhimeve për subvencionimin e qytetarëve me biçikleta në komunën e Tetovës

Matrica e monitorimit

Nr.Kriteri i monitorimitStatusiPërshkrim & vërejtjeBurimi
I. Zbatimi i masës që monitorohet
1.1Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës Jo

Komuna nuk ka ndarë mjete buxhetore për vitin 2026 për realizimin e kësaj mase.

Komuna e Tetovës: Përgjigje e kërkesës për qasje në informata me karakter publik.

1.2Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën Jo

Komuna e Tetovës aktualisht nuk është duke zhvilluar procedura të prokurimit publik dhe nuk ka as thirrje publike aktive për subvencionimin e biçikletave.

SEPP: Sistemi Elektronik për Prokurime Publike https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/Home.aspx

1.3Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) Jo

Nuk janë ndërmarrë asnjë lloj aktivitetesh për krijimin e parakushteve të nevojshme lidhur me këtë masë.

Komuna e Tetovës: Përgjigje e kërkesës për qasje në informata me karakter publik (e-mail).

1.4Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën Jo

Komuna nuk ka planifikuar realizimin e kësaj mase gjatë vitit 2026.

Komuna e Tetovës: Përgjigje e kërkesës për qasje në informata me karakter publik (e-mail).

II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit
2.1Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale Jo

Gjatë periudhës së raportimit, nuk janë publikuar lajme apo informacione në ueb- faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale të komunës.

Ueb – faqja zyrtare e Komunës së Tetovës https://www.tetova.gov.mk/

2.2Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete Po

Komuna e Tetovës u është përgjigjur njërës nga dy kërkesat e parashtruara për qasje në informata me karakter publik. Për kërkesën e dytë, të dorëzuar më 18.09.2026, afati për përgjigje është deri më 17.10.2026.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

2.3Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. Jo

Nuk ka informacione në dispozicion se gjatë periudhës së raportimit janë mbajtur takime, konsultime, intervista apo aktivitete të tjera në të cilat janë ndarë informacione lidhur me masën e monitoruar

Ueb faqja zyrtare e Komunës së Tetovës, profili zyrtar i Komunës së Tetovës në Facebook

III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje
3.1Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës Jo

Në lidhje me zbatimin e masës që po monitorojmë, nuk janë mbajtur konsultime formale apo takime me qytetarët. Gjithashtu, nuk kemi informacion nëse qytetarët janë konsultuar për këtë masë.

Ueb faqja e Komunës së Tetovës dhe profili zyrtar i Komunës së Tetovës në Facebook.

3.2Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet Jo

Nuk ka informacione në dispozicion se gjatë periudhës së raportimit qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrjen në vendimmarrjen lidhur me masën e monitoruar përmes kërkesave, peticioneve, iniciativave qytetare apo formave të tjera të pjesëmarrjes.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes:
3.3.1Tubime publike, debate dhe forume Po

Gjatë periudhës së raportimit, organet e Komunës së Tetovës nuk kanë organizuar tubime publike, debate apo forume. Më 27.09.2026, organizata „Për Tetovën“ (ZZT) organizoi një tubim publik në formën e një aktiviteti me çiklizëm të lirë, përgjatë një itinerari të organizuar në qytet. Në këtë aktivitet u ftuan zyrtarisht të gjithë këshilltarët e Komunës së Tetovës, me qëllim që të diskutonin me qytetarët për masën e monitoruar dhe të ndanin informacione lidhur me aktivitetet e planifikuara ose iniciativat që mund të ndërmerren në të ardhmen për subvencionimin e biçikletave, si një nga masat për mbrojtjen e mjedisit të parapara në Programin e Komunës për Mjedisin për vitin 2026. Gjatë aktivitetit u intervistua vetëm një këshilltar i pranishëm i Komunës së Tetovës.

ZZT Për Tetovës: https://www.facebook.com/share/p/1BxQjm4hZt/ https://www.facebook.com/share/p/1Dh6ZcVA3B/

3.3.2Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. Jo

Gjatë periudhës së raportimit, nuk është evidentuar ndonjë mundësi për pjesëmarrjen elektronike të qytetarëve (përmes faqes së internetit, formularëve elektronikë, aplikacioneve mobile apo mjeteve të tjera digjitale) lidhur me masën që është objekt i monitorimit. Për këtë arsye, nuk janë realizuar konsultime elektronike apo forma të tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve për këtë masë.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

3.3.3Ditë të hapura të komunës Jo

Nuk ka informacion për organizimin e një dite të hapur, gjatë së cilës është diskutuar masa e monitoruar.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

Është në ngecje
Komuna Tetovë
Organizata Shoqata për zhvillim qytetar “Për Tetovën”
Treguesi financiar (komuna) Hap