Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Jo | Komuna e Shuto Orizarit ka njoftuar zyrtarisht se janë miratuar mjetet financiare për këtë masë. Megjithatë, nuk ka konfirmim se mjetet janë transferuar plotësisht dhe janë në dispozicion për realizimin e të tria projekteve. | Fletore Zyrtare nr.22 |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Është publikuar një procedurë e prokurimit publik në vitin 2026, e cila lidhet drejtpërdrejt me ndërtimin e kanalizimit në rrugët Uashingtonska, Guadalahara dhe Slan Dol në Komunën e Shuto Orizarit. | Fletore Zyrtare e RMV, nr. 167 |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Jo | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026). | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026). |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Nuk ka nisur me aktivitete konkrete | Përgjigje e kërkesës së informatave me karakter publik |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Nuk ka informacione për masën në faqen zyrtare të internetit dhe në rrjetet sociale gjatë periudhës korrik–shtator 2026 | Ekipi i projektit |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Nuk ka pasur kërkesa lidhur me masën konkrete gjatë periudhës korrik–shtator 2026 | Ekipi i projektit |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Jo | Komuna nuk ka pranuar kërkesa nga palët e interesuara për takime, intervista apo konsultime lidhur me masën konkrete gjatë periudhës korrik–shtator 2026. | Ekipi i projektit |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Gjatë periudhës korrik–shtator 2026, nuk janë zhvilluar takime lidhur me masën konkrete | Ekipi i projektit. |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Gjatë periudhës korrik–shtator 2026, nuk janë paraqitur peticione apo kërkesa të reja nga qytetarët lidhur me masën konkrete | Ekipi i projektit. |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Më 16.07.2026, Romalitiko organizoi një takim informues me qytetarë nga Shuto Orizari, me qëllim informimin dhe diskutimin rreth masave të parashikuara për monitorim. Në takim morën pjesë 17 qytetarë | Procesverbal i takimit të datës 16.07.2026 në Shuto Orizarë |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk ka mundësi për pjesëmarrje elektronike. | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026 |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Gjatë periudhës korrik–shtator 2026, nuk janë organizuar ditë të hapura në të cilat është diskutuar për këtë masë. | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026). |
