Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Në buxhetin e Komunës së Vevçanit për vitin 2026 janë planifikuar mjete për këtë qëllim në programin J30 — NDIÇIMI PUBLIK, në shumën prej 1.700.000,00 denarësh, për shpenzimet e energjisë elektrike për ndriçimin publik dhe blerjen e materialeve për mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor, si dhe në programin JAO — NDËRTIMI I NDIÇIMIT PUBLIK, në shumën prej 2.250.000,00 denarësh, për blerjen, transportin dhe montimin e shtyllave të reja të ndriçimit dhe realizimin e punimeve ndërtimore për rikonstruksionin e ndriçimit publik në lokalitetin Burimi i Vevçanit. | Vendimi nr. 03-384/3, i datës 28.04.2026, i nxjerrë nga personi zyrtar i autorizuar për ndërmjetësim me informata me karakter publik në Komunën e Vevçanit. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Po | Në Planin Vjetor të Prokurimeve Publike për vitin 2026 është planifikuar dhe është zhvilluar procedura për lidhjen e kontratës së prokurimit publik për blerjen e materialeve për mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor. Është lidhur kontratë e prokurimit publik me ofertuesin më të favorshëm të përzgjedhur, Shoqërinë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime „DUELMA PRO“ SH.P.K. – Ohër. Gjithashtu, në Planin Vjetor të Prokurimeve Publike për vitin 2026 është planifikuar dhe është zhvilluar procedura për lidhjen e kontratës së prokurimit publik të mallrave – blerja, transporti dhe montimi i kandelabërve, si dhe është lidhur kontratë e prokurimit publik me ofertuesin më të favorshëm të përzgjedhur. | Vendimi nr. 03-384/3, i datës 28.04.2026, i nxjerrë nga personi zyrtar i autorizuar për ndërmjetësim me informata me karakter publik në Komunën e Vevçanit. |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Parakushtet për realizimin e masës janë përmbushur. Masa është paraparë në Programin për Financimin e Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes së Objekteve të Infrastrukturës Komunale në Komunën e Vevçanit për vitin 2026, nr. 08-56/21, datë 25.12.2025. Janë siguruar mjetet buxhetore, ndërsa në Planin Vjetor të Prokurimeve Publike janë zhvilluar procedurat dhe janë lidhur kontratat përkatëse të prokurimit publik. Zëvendësimi i llambave të vjetra me të reja është realizuar sipas procedurës së përshkruar për prokurimin e mallrave. | Programi për financimin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të infrastrukturës komunale në Komunën e Vevçanit për vitin 2026, nr. 08-56/21, datë 25.12.2025. |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Po | Kanë filluar aktivitetet për realizimin e masës, në përputhje me Programin për vitin 2026. Aktivitetet përfshijnë mirëmbajtjen e ndriçimit publik ekzistues dhe rikonstruksionin e një pjese të sistemit përmes vendosjes së kandelabërve të reja. Realizimi është në përputhje me aktivitetet e parapara në Program dhe me mjetet buxhetore të siguruara. | Kjo është e përcaktuar në Vendimin nr. 03-384/3, të datës 28.04.2026, të nxjerrë nga personi zyrtar i autorizuar për ndërmjetësim në qasjen në informata me karakter publik në Komunën e Vevçanit. |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Po | Është identifikuar një postim i publikuar nga Kryetari i Komunës së Vevçanit në faqen e tij në Facebook. Postimi lidhet drejtpërdrejt me masën dhe informon për punimet ndërtimore në lokacion, të cilat përfshijnë edhe vendosjen e kandelabërve. | |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Po | Gjatë tremujorit të dytë, ekipi i projektit i ka dorëzuar Komunës së Vevçanit një kërkesë për qasje në informata me karakter publik, në formë elektronike, më 27.08.2026. Komuna është përgjigjur në kohë, pas komunikimit paraprak, më 31.08.2026, në formë elektronike, sipas kërkesës. Komuna nuk ka arkëtuar për informacionet e ofruara | Vendimi nr. 03-384/3, i datës 28.04.2026, i nxjerrë nga personi zyrtar i autorizuar për ndërmjetësim në qasjen në informata me karakter publik në Komunën e Vevçanit |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Komuna informon për ecurinë e realizimit të masës. Ekipi i projektit ka kontaktuar me punonjës të komunës. Gjithashtu, pas komunikimit paraprak, përgjigjja me informacionet e kërkuara përmes kërkesës është marrë brenda një afati rekord. | Vendimi nr. 03-384/3, i datës 28.04.2026, i nxjerrë nga personi zyrtar i autorizuar për ndërmjetësim në qasjen në informata me karakter publik në Komunën e Vevçanit. |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Gjatë tremujorit të dytë nuk janë evidentuar konsultime formale të organizuara nga Komuna e Vevçanit lidhur me këtë masë. Nuk janë mbajtur dëgjime publike apo forma të tjera konsultimi me qytetarët nga ana e Komunës. Gjithashtu, nuk ka të dhëna për përfundime apo qëndrime të qytetarëve të dala nga konsultimet zyrtare të organizuara nga Komuna. Nuk mund të konstatohet se a janë përfshirë qëndrimet e qytetarëve në vendimmarrjen e mëtejshme, pasi Komuna nuk ka zhvilluar konsultime formale lidhur me këtë masë. | Bisedë telefonike me një punonjëse të Komunës së Vevçanit, përkatësisht me sekretaren aktuale. |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Gjatë tremujorit nuk janë evidentuar aktivitete për pjesëmarrjen e qytetarëve. Nuk ka të dhëna për përfundime apo qëndrime të qytetarëve që kanë dalë nga konsultimet zyrtare të organizuara nga Komuna. | Bisedë telefonike me sekretarin teknik të Komunës së Vevçanit. |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Gjatë tremujorit të dytë, KAB Strugë inicioi dhe organizoi një debat me të rinjtë lidhur me masën, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe diskutimin mbi zbatimin e saj. Aktiviteti u mbajt më 23.09.2026 dhe në të morën pjesë gjithsej 20 pjesëmarrës, prej të cilëve 14 të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore. Nga numri i përgjithshëm, 13 pjesëmarrës ishin të moshës 18–29 vjeç, ndërsa 7 ishin mbi 30 vjeç. Tema e debatit ishte realizimi i masës për ndriçimin publik, transparenca, shkëmbimi i informacioneve dhe pjesëmarrja e palëve të interesuara. Nga debati dolën përfundime lidhur me nevojën për informim më të mirë të publikut, bashkëpunim të vazhdueshëm me Komunën dhe monitorim të rregullt të realizimit të masës. | |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Gjatë tremujorit nuk është mundësuar pjesëmarrja elektronike e qytetarëve lidhur me këtë masë. Nuk janë përdorur mjete elektronike, si ueb-faqja, formularët elektronikë apo aplikacionet mobile. Nuk ka të dhëna për qytetarë që kanë marrë pjesë përmes formave elektronike. Nuk është zhvilluar konsultim elektronik për masën. Nuk janë marrë informacione përmes pjesëmarrjes elektronike, pasi gjatë periudhës së analizuar nuk janë ofruar mundësi të tilla. | Bisedë me punonjës të Komunës së Vevçanit. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Gjatë tremujorit të dytë, Komuna e Vevçanit nuk ka organizuar ditë të hapura lidhur me masën. Nuk ka të dhëna për ditë të hapura të realizuara, pjesëmarrje të qytetarëve apo diskutime për masën në këtë format. Nuk ka rezultate apo përfundime, pasi Komuna nuk ka organizuar ditë të hapura gjatë periudhës së analizuar. | Bisedë me punonjës të Komunës së Vevçanit. |
