Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Për këtë vit janë paraparë 330.000 denarë. Nga këto mjete, çdo muaj transferohen nga 25.000 denarë. Qendra është pajisur me pajisjet bazë dhe është funksionale. Deri më tani, në llogari të OJQ-së janë transferuar gjithsej 150.000 denarë. | Informacioni është siguruar nga vetëqeverisja lokale përmes kërkesës për qasje të lirë në informata me karakter publik. Gjithashtu, organizata GRUAJA, e cila menaxhon qendrën rinore, ka dhënë një deklaratë me shkrim, ku konfirmon se mjetet financiare transferohen rregullisht dhe i paguhen personit që ushtron funksionin e koordinatorit të qendrës |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Komuna nuk ka zhvilluar procedurë të prokurimit publik për qendrën, ndërsa sektori përgjegjës për prokurimet publike dhe punët e përgjithshme nuk disponon me dokumentacion përkatës. Gjatë kësaj periudhe nuk janë planifikuar prokurime publike për qendrën. Është shqyrtuar gjithashtu Plani Vjetor i Prokurimeve Publike, në të cilin nuk figuron ndonjë prokurim i tillë | Verifikuar në Sistemin e Prokurimeve Publike. |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Është siguruar hapësira, është blerë pajisja e nevojshme, janë ndarë mjete financiare nga buxheti, si dhe janë përzgjedhur organizata joqeveritare (OJQ) dhe koordinatori i qendrës. | Fotografi të hapësirës, raporte tremujore dhe vizitë në terren në hapësirën e qendrës. |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Po | Është siguruar pajisja bazë, ndërsa aktualisht po kërkohen donacione për modernizimin e mëtejshëm të qendrës. Konkretisht, po kërkohen mjete financiare për blerjen e një smart tabele, një projektori, 20 karrigeve dhe mobilieve. | Është parashtruar Aplikim në Lotarinë Shtetërore, si dhe janë zhvilluar biseda me një të punësuar në komunë dhe me një organizatë joqeveritare. |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Po | Komuna publikon materiale për Qendrën Rinore të paktën një herë në tre muaj. Publikimet gjatë këtij tremujori kanë qenë të lidhura me seancën komunale për çështjet rinore. | Ueb faqja e komunës dhe faqja e facebook-ut të Qendrës Rinore |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Po | Pranojmë përgjigje për të gjitha kërkesat e dorëzuara drejtuar Komunës së Dellçevës. | Përgjigje e kërkesave për informata me karakter publik |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Jemi në komunikim të rregullt, mbajmë takime dhe vetëqeverisja lokale u përgjigjet rregullisht kërkesave për qasje në informata me karakter publik. Eurothink zhvilloi dy takime me Këshillin Rinor dhe anëtarët e Asamblesë Rinore, ndërsa në të gjitha takimet e tjera, krahas diskutimeve për sfidat me të cilat përballen të rinjtë, është përmendur gjithmonë edhe Qendra Rinore | Fotografi, procesverbale, listat e të pranishmëve nga takimet |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Po | Të rinjtë morën pjesë në seancën e Këshillit Komunal, ku theksuan nevojën për vazhdimin e funksionimit të Qendrës Rinore. Gjithashtu, u paraqit propozimi për krijimin e një qendre rinore rajonale, me qëllim organizimin më të mirë të të rinjve. Në kuadër të Qendrës Rinore funksionon edhe shërbimi i këshillimit për karrierë. | Fotografitë e ngjarjeve, listat e të pranishmëve, publikimet në Facebook. //www.facebook.com/reel/1491196879734968 https://www.facebook.com/DelcevoDenes/posts/%D1%84%D0%BE%D1%82%D0%BE%D0%B3%D0%B0%D0%BB%D0%B5%D1%80%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%BE%D0%B4-%D1%81%D0%B5%D0%B4%D0%BD%D0%B8%D1%86%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D1%81%D0%BE%D0%B2%D0%B5%D1%82-%D0%BD%D0%B0-%D0%BE%D0%BF%D1%88%D1%82%D0%B8%D0%BD%D0%B0-%D0%B4%D0%B5%D0%BB%D1%87%D0%B5%D0%B2%D0%BE-%D0%B2%D0%BE-%D0%BA%D0%BE%D1%98%D0%B0-%D1%83%D1%87%D0%B5%D1%81%D1%82%D0%B2%D1%83%D0%B2%D0%B0%D0%B0%D1%82-%D0%B8-%D0%BC%D0%BB%D0%B0%D0%B4%D0%B8-/1518481136972988/ |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Po | Këshilli Rinor ishte iniciator i organizimit të seancës së Këshillit Komunal kushtuar çështjeve rinore, e cila u mbajt më 18 shtator. Gjatë seancës, drejtuesve të institucioneve iu parashtruan disa çështje që lidhen me punësimin, si dhe pyetje lidhur me funksionimin dhe pasurimin e aktiviteteve të Qendrës Rinore. | |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Në periudhën e raportimit të rinjtë ishin pjesë e mbledhjes kushtuar të rinjve, e cila ishte përmendur më parë. | |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk ka kushte për komunikim digjital, pasi platforma „Smart Dellçeva“ nuk është funksionale. Këtë e kemi përjetuar personalisht si ekip i projektit, drejtpërdrejtë por edhe në komunikim me një zyrtar të komunës sepse kanë marrë me qira aq hapësirë. | Ekipi i projektit. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Po | Është publikuar informacioni se ka ditë të caktuara për takime me kryetarin e komunës dhe shërbimet komunale. Ky informacion është publikuar në derën e Qendrës Informative dhe në Dhomën e Portierit të Vetëqeverisjes Lokale. | Komunikatë e publikuar në Qendrën Informative. |
