Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Në Buxhetin e Komunës së Kërçovës për vitin 2026, në nënprogramin JL0 – Shërbime të tjera komunale (shpenzime kapitale), janë paraparë 5.050.000 denarë, ndërsa në Buxhetin për Qytetarët, si aktivitet i planifikuar, është përfshirë edhe ndërtimi i një strehimoreje për qentë endacakë. Sipas Raportit për realizimin e Buxhetit për periudhën janar–qershor 2026 dhe rishikimit të Buxhetit për vitin 2026, shuma në nënprogramin JL0 mbetet e pandryshuar – 5.050.000 denarë, përkatësisht nuk evidentohet ndonjë ulje apo rialokim i mjeteve. | Buxheti i Komunës së Kërçovës për v. 2026 Buxheti civil për v. 2026 Ndryshime dhe plotësime të buxhetit të Komunës së Kërçovës për v. 2026 (rebalanci) Raport për ekzekutimin e buxhetit të komunës së Kërçovës për periudhën janar-qershor 2026. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Po | Gjatë periudhës korrik–shtator është publikuar shpallja nr. 14879/2026 për hartimin e planeve urbanistike me revizion, pa u përmendur konkretisht strehimorja për qentë endacakë. Procedura nr. 11097/2026 për kapjen dhe trajtimin profesional të qenve është anuluar, për shkak se dokumentacioni i tenderit përmbante gabime ose mangësi thelbësore. Procedura e përsëritur nr. 13937/2026, me vlerë prej 1.200.000 denarësh pa TVSH, ka përfunduar me lidhjen e një marrëveshjeje kornizë me ofertuesin e përzgjedhur më 14.09.2026. Si ofertuesi më i favorshëm është përzgjedhur Shoqëria për veprimtari veterinare, tregti dhe shërbime ZEBRA VETERINA, import-eksport SHPK Demir Hisar. | Plani vjetor i furnizimeve publike i Komunës së Kërçovës për v. 2026 SEFP – konkurs nr.. 14879/2026 dhe dokumentacion tenderi SEPF – konkurs nr.. 13937/2026 Anulimi i procedurës nr.. 11097/2026 MARRËVESHJE KORNIZË |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Në tremujorin e parë, si parakushte kryesore për zbatimin e masës u identifikuan sigurimi i mjeteve buxhetore, përzgjedhja e lokacionit, hartimi i dokumentacionit të projektit dhe sigurimi i pëlqimeve, miratimeve dhe lejeve të nevojshme. Sipas informacioneve nga Komuna, detyra projektuese ka përfunduar, ndërsa dokumentacioni i projektit është në fazën përfundimtare. Në këtë fazë nuk ka informacione konkrete lidhur me llojin e pëlqimeve, miratimeve dhe lejeve të nevojshme. Kjo çështje do të jetë objekt i monitorimit shtesë në tremujorin e ardhshëm, me qëllim që të përcaktohet se cilat procedura administrative kanë mbetur për t’u përfunduar dhe nëse ato ndikojnë në dinamikën e zbatimit të masës. | Buxheti i Komunës së Kërçovës për v. 2026. Buxheti civil për v. 2026. Rebanaci i buxhetit për v.2026 Raport për ekzekutimin e buxhetit të komunës së Kërçovës për periudhën janar-qershor 2026) Informacion gojor nga përfaqësuesit e Komunës së Kërçovës / Raporti nga tryeza e rrumbullakët, e mbajtur më 29.09.2026. |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Gjatë periudhës në shqyrtim vazhdojnë aktivitetet përgatitore për zbatimin e masës. Sipas informacioneve nga Komuna, detyra projektuese ka përfunduar, ndërsa dokumentacioni i projektit është në fazën përfundimtare. Ende nuk janë evidentuar aktivitete në terren apo punime ndërtimore në lokacionin e përzgjedhur, përkatësisht ndërtimi faktik i strehimores nuk ka filluar. Sipas raportit buxhetor, deri më 30.06.2026 nuk është realizuar asnjë shpenzim nga mjetet e parapara në nënprogramin JL – „Shërbime të tjera komunale“, në shumën prej 5.050.000 denarësh, të planifikuara në kuadër të zërit 482 – „Objekte të tjera ndërtimore“. Kjo do të thotë se deri në fund të tremujorit të dytë nuk janë evidentuar shpenzime nga mjetet e parapara për këtë investim kapital. | Informacion gojor nga përfaqësuesit e Komunës së Kërçovës / Raporti nga tryeza e rrumbullakët e mbajtur më 29.09.2026. Analiza e ueb faqes së komunës së Kërçovës |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Gjatë periudhës në shqyrtim nuk janë evidentuar publikime në faqen zyrtare të internetit apo në rrjetet sociale të Komunës së Kërçovës lidhur me përparimin në zbatimin e masës, përkatësisht me dokumentacionin e projektit dhe ndërtimin e planifikuar të strehimores. Informacionet për fazën aktuale janë siguruar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Komunës, por nuk janë identifikuar si informacione të publikuara për opinionin në kanalet zyrtare të komunikimit. | Analizë e ueb faqes zyrtare dhe e rrjeteve sociale të Komunës së Kërçovës. |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Komuna e Kërçovës trajton rregullisht kërkesat për qasje në informata me karakter publik, por për masën konkrete që është objekt i monitorimit, gjatë tremujorit aktual nuk kemi informacione, pasi ekipi i projektit nuk ka paraqitur kërkesë të re pranë Komunës. Një kërkesë që lidhet me masën e monitoruar i është dorëzuar Ndërmarrjes Publike Komunale „Higjiena Komunale“, por deri në përfundimin e periudhës së monitorimit nuk është marrë përgjigje. | Ekipi i projektit |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Gjatë tremujorit aktual, përfaqësuesit e Komunës së Kërçovës kanë ndarë informacione për masën përmes një takimi të drejtpërdrejtë me ekipin e monitorimit, pjesëmarrjes në tryezë të rrumbullakët dhe një interviste të incizuar për nevojat e projektit, e cila është publikuar në rrjetet sociale. Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë ndarë informacione lidhur me fazën aktuale të zbatimit të masës dhe hapat e mëtejshëm për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë. | Procesverbal/shënime nga takimi me Komunën e Kërçovës; agjenda dhe materiale nga tryeza e rrumbullakët; intervistë e incizuar me përfaqësues të Komunës së Kërçovës dhe publikim në rrjetet sociale. |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Gjatë tremujorit aktual janë organizuar forume komunitare me pjesëmarrjen e qytetarëve. Sipas informacionit të marrë nga moderatori, problemi i qenve endacakë është evidentuar si një nga problemet më shqetësuese në komunë, por nuk është përzgjedhur si projekt-propozim prioritar. | Publikime zyrtare të Komunës së Kërçovës për sesionet e forumit; bisedë e drejtpërdrejtë me moderatorin e procesit të forumit. |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Gjatë tremujorit aktual, nga burimet në dispozicion nuk janë evidentuar iniciativa konkrete qytetare, peticione apo kërkesa për konsultime lidhur me zbatimin e masës. Në forumet komunitare, problemi i qenve endacakë është theksuar si një problem urgjent lokal, por nuk është përzgjedhur si projekt-propozim prioritar. | Analizë e informacioneve në dispozicion publik ueb faqe e Komunës së Kërçovës |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Gjatë tremujorit aktual, në kuadër të projektit, u organizua tryeza e rrumbullakët me temë „Masat lokale për trajtimin human të kafshëve endacake në Kërçovë: sfidat dhe hapat e ardhshëm“, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komunës së Kërçovës dhe palëve të tjera relevante të interesit. | Agjenda e tryezës së rrumbullakët; lista e pjesëmarrësve; procesverbali/shënimet nga tryeza e rrumbullakët e mbajtur, fotografi dhe publikime nga ngjarja në rrjetet sociale; |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Komuna e Kërçovës ofron shërbime të përgjithshme elektronike dhe mundësi për shkarkimin e formularëve përmes faqes së saj zyrtare të internetit, përfshirë edhe një formular që lidhet me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga kafshimi i qenve endacakë. Gjithashtu, është e disponueshme edhe mundësia elektronike „Shkruajini Kryetarit të Komunës“. | Analiza e ueb-faqes së Komunës së Kërçovës – shërbime elektronike dhe formularë të qasshëm. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Gjatë tremujorit aktual nuk janë evidentuar ditë të hapura të organizuara nga Komuna e Kërçovës, të dedikuara posaçërisht për masën që është objekt i monitorimit, dhe as ditë të hapura me tema të përgjithshme, në kuadër të të cilave është shqyrtuar ndërtimi i strehimores për qentë endacakë. | Аnaliza e ueb faqes zyrtare dhe mediat sociale të komunës së Kërçovës; Informacion gojor nga përfaqësuesit e Komunës së Kërçovës / Raporti nga tryeza e rrumbullakët e mbajtur më 29.09.2026 |
