Kompensimi i harxhimeve për subvencionimin e qytetarëve me Klima Inverter në komunën e Tetovës

Matrica e monitorimit

Nr.Kriteri i monitorimitStatusiPërshkrim & vërejtjeBurimi
I. Zbatimi i masës që monitorohet
1.1Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës Jo

Komuna nuk ka ndarë mjete në buxhetin për vitin 2026 për realizimin e kësaj mase.

Komuna e Tetovës: Përgjigje e kërkesës për qasje në informata me karakter publik (e-mail)

1.2Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën Jo

Komuna e Tetovës aktualisht nuk është duke zhvilluar procedura të prokurimit publik dhe nuk ka as thirrje aktive për subvencionimin e kondicionerëve inverterë për amvisëritë.

SEFP: Sistemi Elektronik për Furnizime Publike https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/Home.aspx

1.3Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) Jo

Nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për krijimin e parakushteve të nevojshme lidhur me këtë masë.

Komuna e Tetovës: Përgjigje e kërkesës për qasje në informata me karakter publik (e-mail).

1.4Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën Jo

Komuna nuk ka planifikuar realizimin e kësaj mase gjatë vitit 2026.

Komuna e Tetovës: Përgjigje e kërkesës për qasje në informata me karakter publik (e-mail).

II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit
2.1Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale Jo

Gjatë periudhës së raportimit, nuk janë publikuar lajme apo informacione lidhur me këtë çështje në faqen zyrtare të internetit dhe në rrjetet sociale të komunës.

Faqja zyrtare e Komunës së Tetovës https://www.tetova.gov.mk/

2.2Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete Po

Komuna e Tetovës, nga dy kërkesa të parashtruara për qasje në informata me karakter publik, i është përgjigjur njërës prej tyre. Për kërkesën e dytë, të dorëzuar më 18.09.2026, afati për përgjigje është deri më 17.10.2026.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

2.3Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. Jo

Nuk ka informacione në dispozicion se gjatë periudhës së raportimit janë mbajtur takime, mbledhje, intervista apo aktivitete të tjera gjatë të cilave janë ndarë informacione lidhur me masën e monitoruar.

Ueb -faqja zyrtare e Komunës së Tetovës dhe profili zyrtar në Facebook i Komunës së Tetovës

III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje
3.1Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës Jo

Në lidhje me realizimin e masës që po monitorojmë, nuk janë mbajtur konsultime formale apo takime me qytetarët. Gjithashtu, nuk kemi informacione nëse qytetarët janë konsultuar lidhur me këtë masë

Ueb -faqja zyrtare e Komunës së Tetovës dhe profili zyrtar në Facebook i Komunës së Tetovës.

3.2Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet Jo

Nuk ka informacione në dispozicion se gjatë periudhës së raportimit qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrjen në vendimmarrjen lidhur me masën e monitoruar përmes kërkesave, peticioneve, iniciativave qytetare apo formave të tjera të pjesëmarrjes.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes:
3.3.1Tubime publike, debate dhe forume Jo

Gjatë periudhës së raportimit nuk janë organizuar tubime publike, debate apo forume.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

3.3.2Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. Jo

Gjatë periudhës së raportimit nuk është evidentuar mundësi për pjesëmarrjen elektronike të qytetarëve (përmes faqes së internetit, formularëve elektronikë, aplikacioneve mobile apo mjeteve të tjera digjitale) në lidhje me masën që është objekt i monitorimit. Për këtë arsye, nuk janë realizuar konsultime elektronike apo forma të tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve për këtë masë.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

3.3.3Ditë të hapura të komunës Jo

Nuk ka informacione për organizimin e një dite të hapur gjatë së cilës është diskutuar për masën e monitoruar.

Ekipi i organizatës „Për Tetovën“

Është në ngecje
Komuna Tetovë
Organizata Shoqata për zhvillim qytetar “Për Tetovën”
Treguesi financiar (komuna) Hap