Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Në Buxhetin dhe Programin për Mjedisin Jetësor të Komunës së Manastirit për vitin 2026 janë paraparë mjete për realizimin e të dy masave. Për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Gjelbërimit janë ndarë 1.500.000 denarë, ndërsa për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale janë paraparë 3.000.000 denarë. Masat synojnë përmirësimin e hapësirave të gjelbra dhe menaxhimin më të mirë të mbeturinave | Programi për mjedisin jetësor në Komunën e Manastirit për v. 2026 Arsyetimi i Buxhetit të Komunës së Manastirit për v. 2026 |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Po | Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e Gjelbërimit është planifikuar të realizohet përmes prokurimit publik, por nuk ka të dhëna për shpalljen e ndonjë njoftimi për tender. Sa u përket kontejnerëve nëntokësorë, tenderi nr. 13542/2026, i datës 30.07.2026, është anuluar më 24.08.2026 për shkak se nuk është paraqitur asnjë ofertë ose asnjë ofertë e pranueshme. Tenderi i përsëritur nr. 15260/2026, i datës 03.09.2026, është anuluar më 21.09.2026, pa u specifikuar arsyeja e anulimit. | Plani vjetor i furnizimeve publike për v. 2026 i komunës së Manastirit Shpallje për prokurim publik nr.13542/2026 Lajmërim për anulimin e procedurës së prokurimit publik Shpallje për prokurim publik бр.15260/2026 |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Për periudhën korrik – shtator 2026, Komuna e Manastirit, në përgjigjen nr. 11-95/1, theksoi se pritet zbatimi i masës, por për Strategjinë për Zhvillimin e Gjelbërimit nuk janë evidentuar aktivitete konkrete dhe as shpallje e tenderit për prokurim publik. Sa u përket kontejnerëve nëntokësorë, NP „Komunalec“ – Manastir, në përgjigjen nr. 03-368/1, thekson se janë siguruar parakushtet e nevojshme. U publikuan njoftimet për prokurim publik nr. 13542/2026, të datës 30.07.2026, dhe nr. 15260/2026, të datës 03.09.2026, por të dyja procedurat janë anuluar. | Përgjigje ndaj kërkesës për qasje në informata me karakter publik nr. 11-95/1, e pranuar nga Komuna e Manastirit Përgjigje ndaj kërkesës për qasje në informata me karakter publik nr. 03-368/2, e pranuar nga NP „Komunalec“ – Manastir Shpallje për prokurim publik nr.13542/2026 Lajmërim për anulimin e procedurës për prokurim publik Shpallje për prokurim publik nr.15260/2026 |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Gjatë periudhës korrik – shtator 2026, në lidhje me masën „Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e Gjelbërimit“, nuk janë evidentuar aktivitete konkrete për realizimin e saj. Edhe pse masa është paraparë të realizohet përmes një procedure të prokurimit publik, gjatë periudhës së analizuar nuk është publikuar asnjë njoftim për prokurim publik dhe nuk janë regjistruar as aktivitete të tjera përgatitore ose operative që lidhen me hartimin e Strategjisë. | Sistemi Elektronik i Prokurimeve Publike (SEPP) - shpallje nr. 13542/2026 e datës 30.07.2026 dhe lajmërimi i anulimit të procedurës për furnizim publik SEPP - shpallje nr. 15260/2026 e datës 03.09.2026 Përgjigje ndaj kërkesës për qasje në informata me karakter publik nr. 11-95/1, Komuna e Manastirit Përgjigje ndaj kërkesës për qasje në informata me karakter publik nr. 03-368/2, NP „Komunalec“ – Manastir |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Gjatë periudhës korrik – shtator 2026, në faqet zyrtare dhe në rrjetet sociale të Komunës së Manastirit dhe NP „Komunalec“ – Manastir nuk janë evidentuar informacione për realizimin e masave. Nuk janë publikuar informacione për aktivitetet e ndërmarra, procedurat e prokurimit publik, anulimin e tyre apo statusin aktual të realizimit të dy masave të monitoruara | Faqja zyrtare e Komunës së Manastirit Faqja zyrtare e NPK „Коmunalec“ – Manastir Facebook – profili i Komunës së Manastirit Facebook – profili i NPK „Коmunalec“ – Manastir Facebook – profili i Toni Konjanovskit Instagram-profili i Toni Konjanovskit |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Po | Gjatë periudhës korrik – shtator 2026, institucionet kompetente kanë vepruar në bazë të kërkesave të paraqitura për qasje të lirë në informata me karakter publik dhe kanë dorëzuar informacionet e kërkuara. Komuna e Manastirit ka trajtuar kërkesën nr. 11-95/1, që lidhet me hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Gjelbërimit dhe vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale, duke dorëzuar përgjigje me informacione për aktivitetet e planifikuara dhe statusin e masave. Gjithashtu, NP „Komunalec“ – Manastir e ka miratuar kërkesën për qasje të lirë në informata me karakter publik nr. 03-368/1, të datës 07.09.2026. Në përgjigje janë dorëzuar informacione për lokacionet e përzgjedhura për kontejnerët nëntokësorë, lejet e siguruara, dokumentacionin e përgatitur të projektit, mjetet e planifikuara dhe statusin e procedurës. Më 22.09.2026, NP „Komunalec“ – Manastir e ka dorëzuar përgjigjen e regjistruar me nr. 03-368/2. Rrjedhimisht, gjatë periudhës së analizuar evidentohet komunikim institucional në kohë dhe qasje në informacionet e kërkuara me karakter publik. | Përgjigjet zyrtare ndaj kërkesave për qasje të lirë në informata me karakter publik nga Komuna e Manastirit (nr. 11-95/1) dhe NP „Komunalec“ – Manastir (nr. 03-368/1 dhe përgjigjja nr. 03-368/2). |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Jo | Gjatë periudhës korrik – shtator 2026, nuk janë zhvilluar aktivitete të veçanta për të cilat janë publikuar informacione lidhur me masën. | Ekipi i projektit. |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Gjatë periudhës korrik – shtator 2026, nuk janë evidentuar konsultime formale me qytetarët në procesin e vendimmarrjes lidhur me hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Gjelbërimit dhe vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale. Gjithashtu, nuk ka informacione të disponueshme se qytetarët janë konsultuar drejtpërdrejt gjatë përcaktimit të aktiviteteve konkrete ose mënyrës së realizimit të masave. Në takimin e mbajtur me udhëheqësen e Sektorit për Planifikim Urbanistik dhe Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, Valentina Andrijasheviq Krivashija, nuk u morën informacione shtesë për përfshirjen e mundshme të qytetarëve në këtë proces. Gjatë periudhës raportuese u mbajt edhe një tryezë e rrumbullakët, ku u diskutua për të dyja masat e monitoruara dhe ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, sektorit civil dhe publikut. | Procesverbal nr.1 më 18.06.2026 nga takimi fillestar me udhëheqësen e Njësisë së planifikimit urbanistik dhe mbrojtjen e ambientit jetësor Publikime në profilet zyrtare të INТЕРАКТИВ – Manastir në Facebook dhe Instagram Publikim në ueb-faqen „Shëtitorja“ për mbajtjen e tryezës së rrumbullakët Publikime në profilet zyrtare të kryetarit të Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, në Facebook dhe Instagram |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Nuk janë evidentuar iniciativa konkrete qytetare, peticione, kërkesa apo forma të tjera përmes të cilave qytetarët kanë kërkuar pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen lidhur me dy masat e monitoruara. | Ekipi i projektit |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Jo | Gjatë periudhës raportuese korrik – shtator 2026, nuk janë evidentuar tubime publike, debate apo forume përmes të cilave qytetarët janë përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e masave të monitoruara. | Ueb faqja e Komunës së Manastirit Ueb faqja e NPK „Кomunalec“ - Mаnastir Facebook profili i Komunës së Manastirit Facebook profili i NPK „Коmunalec“ - Manastir Facebook dhe Instagram profili i z. Toni Konjanoski, kryetar i Komunës së Manastirit |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Gjatë periudhës raportuese korrik – shtator 2026, nuk është evidentuar ndonjë mundësi e veçantë për pjesëmarrjen elektronike të qytetarëve lidhur me dy masat e monitoruara. Në faqet e internetit dhe përmes kanaleve të tjera digjitale të institucioneve përgjegjëse nuk janë vërejtur formularë elektronikë, anketa, konsultime, aplikacione mobile apo mjete të tjera digjitale përmes të cilave qytetarët do të mund të paraqisnin mendime dhe propozime ose të merrnin pjesë drejtpërdrejt në procesin e zbatimit të masave. | Ueb faqja e Komunës së Manastirit Ueb faqja e NPK „Кomunalec“ - Mаnastir Facebook profili i Komunës së Manastirit Facebook profili i NPK „Коmunalec“ - Manastir Facebook dhe Instagram profili i z. Toni Konjanoski, kryetar i Komunës së Manastirit |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Për periudhën korrik – shtator 2026, nuk ka informacione të disponueshme për mbajtjen e një dite të hapur kushtuar masave të monitoruara, me ç’rast qytetarët do të mund të informoheshin për realizimin e tyre, të diskutonin me përfaqësuesit e institucioneve kompetente ose të paraqisnin mendimet, propozimet dhe vërejtjet e tyre | Ueb faqja e Komunës së Manastirit Ueb faqja e NPK „Кomunalec“ - Mаnastir Facebook profili i Komunës së Manastirit Facebook profili i NPK „Коmunalec“ - Manastir Facebook dhe Instagram profili i z. Toni Konjanoski, kryetar i Komunës së Manastirit |
