Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Jo | Komuna nuk ka mjete të alokuara në buxhetin e vitit 2026 për realizimin e masës. | Komuna e Tearcës: Përgjigje e kërkesës për qasje në informata me karakter publik. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Komuna e Tearcës aktualisht nuk zhvillon procedura të prokurimit publik dhe nuk ka as thirrje aktive për largimin e deponive ilegale në territorin e Komunës së Tearcës. | Ueb-faqja e Komunës së Tearcës: |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Jo | Nuk janë ndërmarrë aktivitete për krijimin e parakushteve të nevojshme lidhur me masë | Ueb faqja e Komunës së Tearcës |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Komuna nuk ka planifikuar realizimin e kësaj mase gjatë vitit 2026. Megjithatë, përfaqësuesit e Komunës së Tearcës konfirmojnë se aktivitetet për pastrimin e deponive ilegale zhvillohen në përputhje me mundësitë financiare të komunës. Nga gjithsej 12 deponi ilegale të identifikuara në territorin e Komunës së Tearcës, janë pastruar 2 deponi, çka paraqet stagnim krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit | Komuna e Tearcës: Përgjigje ndaj kërkesës për qasje në informata me karakter publik |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Gjatë periudhës së raportimit nuk ka pasur publikime të reja në profilin e Facebook-ut të Komunës së Tearcës lidhur me aksionin për pastrimin e deponive ilegale. Në periudhën e mëparshme të raportimit, Komuna kishte publikuar informacione për dy deponi ilegale që ishin pastruar deri në atë kohë. | Profili në Facebook i Komunës së Tearcës |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Po | Komuna e Tearcës i është përgjigjur kërkesës për qasje në informata me karakter publik. | ZZT Për Tetovën – Përgjigje ndaj kërkesës për qasje në informata me karakter publik |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Jo | Nuk ka informacione në dispozicion se gjatë periudhës së raportimit janë mbajtur takime, konsultime, intervista apo aktivitete të tjera gjatë të cilave janë ndarë informacione lidhur me masën e monitoruar. | Ueb-faqja e Komunës së Tearcës dhe profili i saj zyrtar në Facebook. |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Në lidhje me zbatimin e masës që po monitorojmë, nuk janë mbajtur konsultime formale apo takime me qytetarët, dhe nuk kemi informacion nëse qytetarët janë konsultuar. | Ueb-faqja e Komunës së Tearcës dhe profili i saj zyrtar në Facebook. |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Nuk ka informacione në dispozicion se gjatë periudhës së raportimit qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrjen në vendimmarrjen lidhur me masën e monitoruar përmes kërkesave, peticioneve, iniciativave qytetare apo formave të tjera të pjesëmarrjes. | Ekipi i organizatës „Për Tetovën“ |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Jo | Gjatë periudhës së raportimit, organet komunale nuk kanë organizuar tubime publike, debate apo forume. |
Ekipi i organizatës „Për Tetovën“ |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Gjatë periudhës së raportimit, nuk është evidentuar mundësia e pjesëmarrjes elektronike të qytetarëve (përmes ueb-faqes, formularëve elektronikë, aplikacioneve mobile apo mjeteve të tjera digjitale) lidhur me masën që është objekt monitorimi. Për këtë arsye, nuk janë realizuar konsultime elektronike apo forma të tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve për këtë masë. | Ekipi i organizatës „Për Tetovën“ |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Nuk ka informacion për organizimin e një dite të hapur gjatë së cilës është diskutuar masa e monitoruar. | Ekipi i organizatës „Për Tetovën“ |
