Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Për realizimin e masës për ndërtimin e shtëpive tipike të banimit të personave në rrezik social, në llogarinë e dedikuar të Komunës janë siguruar mjete financiare në shumën prej 16.000.000,00 denarësh. | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026). |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Po | Është lidhur kontratë për realizimin e punimeve me Shoqërinë për Projektim, Inxhinieri, Shërbime dhe Tregti INT GLOBAL INXHENIERING AV, import-eksport, SHPKNJP Manastir. | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026). |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Është lidhur kontratë për realizimin e punimeve. | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026). |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Pritet zgjatja e afatit për projektimin dhe realizimin e punimeve. | Ekipi i projektit |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Po | Kryetari i Komunës zhvilloi një takim me ministrin pa resor, Erxhan Demir, me fokus në kushtet e jetesës dhe nevojat infrastrukturore të vendbanimeve rome në Koçan. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për përshpejtimin e zbatimit të projektit të shtëpive tipike. | Takim |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Gjatë periudhës korrik–shtator 2026, nuk janë paraqitur kërkesa për masën konkrete. | Ekipi i projektit |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Jo | Komuna nuk ka pranuar kërkesa për takime, intervista apo takime të tjera nga palët e interesuara lidhur me masën konkrete gjatë periudhës korrik–shtator 2026. | Ekipi i projektit |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Nuk janë zhvilluar takime gjatë periudhës korrik–shtator 2026. | Ekipi i projektit |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Nuk janë paraqitur peticione apo kërkesa të reja nga qytetarët gjatë periudhës korrik–shtator 2026. | Ekipi i projektit |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Jo | Nuk janë organizuar takime publike, forume apo debate gjatë periudhës korrik–shtator 2026 | Ekipi i projektit |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk ka mundësi për pjesëmarrje elektronike | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026). |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Nuk janë organizuar ditë të hapura; çdo të martë, Kryetari i Komunës mban ditë pritjeje për qytetarët. | Nuk ka ndryshime – gjendja mbetet e njëjtë si në tremujorin paraprak (prill–qershor 2026). |
