Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Jo | Komuna nuk ka mjete të alokuara në buxhetin e vitit 2026 për realizimin e masës, por ka mjete të parashikuara në kategorinë e shërbimeve të tjera komunale dhe mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbra publike. | Komuna e Tearcës: Përgjigje e kërkesës për qasje në informata me karakter publik (e-mail) |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Komuna e Tearcës aktualisht nuk zhvillon procedura të prokurimit publik dhe nuk ka as thirrje aktive për shërbime komunale të pastrimit të rrugëve, që lidhen me higjienën publike dhe standardet mjedisore në Komunën e Tearcës. | https://www.tearce.gov.mk/?lang=mk https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/Home.aspx |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Jo | Nuk janë ndërmarrë asnjë aktivitet për krijimin e parakushteve të nevojshme lidhur me masën | |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Komuna nuk ka planifikuar realizimin e kësaj mase gjatë vitit 2026. Shërbimet komunale për pastrimin e rrugëve dhe ruajtjen e higjienës publike realizohen sipas nevojës ose në varësi të situatës në terren. | Komuna e Tearcës: Përgjigje ndaj kërkesës për qasje në informata me karakter publik (e-mail). |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Gjatë periudhës së raportimit, Komuna e Tearcës nuk ka publikuar asnjë postim në rrjetet sociale. | Ekipi i organizatës „Për Tetovën“ |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Po | Komuna e Tearcës i është përgjigjur kërkesës për qasje në informata me karakter publik | ZZT Për Tetovën – Përgjigje ndaj kërkesës për qasje në informata me karakter publik. |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Jo | Nuk ka informacione në dispozicion se gjatë periudhës së raportimit janë mbajtur takime, konsultime, intervista apo aktivitete të tjera në të cilat janë ndarë informacione lidhur me masën e monitoruar. | Ueb-faqja e Komunës së Tearcës, profili zyrtar në Facebook i Komunës së Tearcës. |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Në lidhje me zbatimin e masës që po monitorojmë, nuk janë mbajtur konsultime formale apo takime me qytetarët, dhe nuk kemi informacion nëse qytetarët janë konsultuar. | Ueb-faqja e Komunës së Tearcës, profili zyrtar në Facebook i Komunës së Tearcës. |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Nuk ka informacione në dispozicion se gjatë periudhës së raportimit qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrjen në vendimmarrjen lidhur me masën e monitoruar përmes kërkesave, peticioneve, iniciativave qytetare apo formave të tjera të pjesëmarrjes. | Ekipi i organizatës „Për Tetovën“ |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Organizata “Për Tetovën” realizoi tri takime në kuadër të monitorimit të masës për pastrimin e rrugëve dhe higjienën publike në Komunën e Tearcës: më 29 korrik me organizatën CED, më 3 shtator me Klubin Alpinistik “Scardus” nga Dobroshti dhe një takim pune me përfaqësues të Komunës së Tearcës. Në takime u diskutua për deponitë ilegale, pastrimin e rrugëve dhe menaxhimin e mbeturinave, duke mbledhur informacione dhe identifikuar nevojat për përmirësimin e higjienës publike. | ZT Për Тетоvën - https://www.facebook.com/share/p/1Jx1qRoqmH/ |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Gjatë periudhës së raportimit, nuk është evidentuar mundësia e pjesëmarrjes elektronike të qytetarëve (përmes ueb-faqes, formularëve elektronikë, aplikacioneve mobile apo mjeteve të tjera digjitale) lidhur me masën që është objekt monitorimi. Për këtë arsye, nuk janë realizuar konsultime elektronike apo forma të tjera të pjesëmarrjes së qytetarëve për këtë masë. | Ekipi i organizatës „Për Tetovën“ |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Nuk ka informacion për organizimin e një dite të hapur gjatë së cilës është diskutuar masa e monitoruar. | Ekipi i organizatës „Për Tetovën“ |
