Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Jo | Në përputhje me Programin, për masën janë paraparë 100.000 denarë. Me rishikimin e buxhetit, Programi i tërë për Mundësi të Barabarta është zvogëluar për 1.000.000 denarë. Nuk ka një përgjigje të qartë nëse dhe në çfarë shume janë zvogëluar mjetet për masën konkrete, si dhe sa është shuma që mbetet e alokuar në buxhet. Komuna ka konfirmuar pjesëmarrje financiare prej 70%, ndërsa ordinancat mbulojnë 30% të mjeteve. | Gazeta Zyrtare e Komunës së Gostivarit nr. 14, e datës 29.12.2025. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Nuk ka ndryshim të të dhënave nga raporti i fundit tremujor (01.04.2026–30.06.2026). Masa nuk realizohet përmes procedurave të prokurimit publik dhe as përmes thirrjes publike, por zbatohet në përputhje me Programin, në mënyrë të vazhdueshme prej rreth shtatë vitesh. Në takimin e mbajtur më 29.09.2026 u përsëritën të njëjtat informacione. | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026 |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Janë zhvilluar konsultime përgatitore me ordinancat shëndetësore lidhur me nevojat dhe numrin e pacienteve. Për shkak të rritjes së çmimeve të kontrolleve mjekësore, është paraparë që Komuna të mbulojë 70% të shpenzimeve, ndërsa ordinancat 30%. | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026 |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Deri në takimin e mbajtur më 29.09.2026, nuk kishin filluar aktivitetet për zbatimin e masës. Gjatë muajit tetor 2026 është planifikuar organizimi i aktiviteteve që lidhen me këtë masë. | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026 |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Gjatë periudhës së raportimit nuk janë gjetur informacione lidhur me masën në ueb-faqen zyrtare të Komunës. Në takimin me përfaqësueset e organizatave të shoqërisë civile që angazhohen në luftën kundër kancerit të gjirit, pjesëmarrëset theksuan se e kanë të vështirë të gjejnë informacione, veçanërisht në rrjetet sociale të Komunës, dhe se më së shpeshti duhet t’i kërkojnë ato nga punonjësit e Komunës. | Ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gostivarit: https://gostivari.gov.mk/042/mk/pocetna |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Nuk ka ndryshime në të dhënat nga raporti i fundit tremujor (01.04.2026–30.06.2026). Sipas përgjigjes me shkrim të Komunës, gjatë vitit 2026 nuk është pranuar asnjë kërkesë për qasje në informacione me karakter publik që lidhet me zbatimin e masës. | Përgjigje me shkrim përmes postës elektronike nga bashkëpunëtori i lartë për rini dhe sport në Komunën e Gostivarit, e datës 29.09.2026. |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Komuna është e hapur për bashkëpunim dhe ndan informacione me kërkesë të palëve të interesuara. Më 29.09.2026 u mbajt një takim me përfaqësueset e Rrjetit Nacional “Gratë për Gratë”, gjatë të cilit u ndanë informacione lidhur me masën. Pas një kërkese shtesë, u dërgua edhe një përgjigje me shkrim përmes postës elektronike. | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026. |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Sipas të dhënave të siguruara nga Komuna, masa është hartuar përmes konsultimeve me ordinancat shëndetësore lidhur me nevojat dhe numrin e pacienteve. Nuk u konfirmua se në këto konsultime kanë marrë pjesë qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC). | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026. |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Gjatë periudhës së raportimit nuk janë marrë informacione për kërkesa të paraqitura nga qytetarët për takime, konsultime, peticione, iniciativa qytetare apo forma të tjera të pjesëmarrjes lidhur me masën. Në kuadër të monitorimit nuk janë evidentuar as forma të tjera të përfshirjes proaktive të qytetarëve në lidhje me zbatimin e masës. | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026. |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Gjatë periudhës së raportimit nuk janë marrë informacione për tubime publike, debate apo forume të organizuara nga Komuna lidhur me masën. Për muajin tetor janë planifikuar aktivitete që lidhen me zbatimin e saj. | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026. |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk ka informacione të reja për pjesëmarrjen elektronike të qytetarëve lidhur me masën, krahasuar me raportin e fundit tremujor (01.04.2026–30.06.2026). Nuk janë siguruar të dhëna për përdorimin e aplikacioneve mobile, formularëve elektronikë apo mekanizmave të tjerë elektronikë të pjesëmarrjes që lidhen me kontrollet falas të mamografisë. | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Nuk ka ndryshime të të dhënave nga periudha e mëparshme tremujore (01.04.2026–30.06.2026). Nuk është përcaktuar qartë se a organizon Komuna ditë të hapura dhe, gjatë periudhës së raportimit, nuk janë marrë informacione për organizimin e ndonjë dite të hapur që lidhet me masën. | Procesverbal nga takimi me përfaqësuesen e Komunës së Gostivarit, i datës 29.09.2026. |
