Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Në Buxhet janë siguruar mjete financiare për mirëmbajtjen dhe ndërhyrjet në rrugët lokale. Nëpërmjet kontratave të lidhura sipas marrëveshjes kornizë të datës 01.06.2026, gjatë muajit gusht janë realizuar dhe faturuar punime në Studeniçan, Moranë dhe Koliçan të Epërm të Poshtëm. Sipas informacioneve të Komunës, situatat janë paguar. | Buxheti për vitin 2026; Marrëveshja kornizë nr. 09-837/1, datë 01.06.2026; dy kontrata individuale për ndërhyrje; situatat e përkohshme të fazës së parë (I) – gusht 2026. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Po | Procedurat janë realizuar përmes marrëveshjes kornizë, janë lidhur kontrata me kompaninë FLUID PROEKT SHPK, ndërsa për punimet e kryera janë përgatitur situatat e përkohshme. | Marrëveshja kornizë nr. 09-837/1, datë 01.06.2026; dy kontrata individuale për ndërhyrje; situatat e përkohshme të fazës së parë (I) – gusht 2026. |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Janë siguruar kontraktuesi, kontratat, mbikëqyrja dhe mjetet financiare. Situatat e përkohshme të muajit gusht 2026 konfirmojnë se janë siguruar kushtet për realizimin e punimeve dhe se punimet janë kryer. | Marrëveshja kornizë nr. 09-837/1, datë 01.06.2026; dy kontrata individuale për ndërhyrje; situatat e përkohshme të fazës së parë (I) – gusht 2026. |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Po | Në gusht të vitit 2026 janë realizuar ndërhyrje konkrete: mbushja e gropave në rrugë në Studeniçan dhe Moranë, rikonstruksioni i një rruge në Moranë, ndërtimi i një muri mbajtës në Koliçan të Epërm dhe vendosja e bordurave në rrugën lokale drejt Koliçanit të Poshtëm. Për punimet janë bashkëngjitur situatat e përkohshme, ndërsa sipas informacioneve të Komunës, situatat janë paguar. | Marrëveshja kornizë nr. 09-837/1, datë 01.06.2026; dy kontrata individuale për ndërhyrje; situatat e përkohshme të fazës së parë (I) – gusht 2026 (Studeniçan–Moranë, Moranë, Koliçan i Epërm/Koliçan i Poshtëm); informacion nga Komuna për pagesën e situatave. |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Po | Gjatë tremujorit, në profilin e Facebook-ut të kryetarit të komunës dhe nëpërmjet kanaleve zyrtare të Komunës, janë publikuar disa herë informacione dhe fotografi lidhur me rrugët lokale, sanimet dhe aktivitetet rrugore. | Profili në Facebook i kryetarit të komunës dhe/ose kanalet zyrtare të Komunës së Studeniçanit – publikime konkrete për rrugët, korrik–shtator 2026 [plotëso datën dhe linkun për 2–3 publikime relevante]. |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Nuk janë marrë informata dhe as prova të dokumentuara e vallë gjatë tremujorit janë paraqitur dhe janë marrë përgjigje të Kërkesave për qasje në informata me karakter publik, konkretisht lidhur me masën për mirëmbajtjen e rrugëve lokale. | Dokumentacioni i projektit dhe komunikimi me Komunën – nuk është siguruar asnjë provë e dokumentuar për Kërkesat për qasje në informata me karakter publik (KQIKP), konkretisht lidhur me masën përkatëse. |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Komuna ka ndarë informacione për mirëmbajtjen dhe ndërhyrjet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me ekipin e projektit dhe përmes publikimeve publike. Janë marrë të dhëna për lokacione konkrete dhe punimet e realizuara. | Shënim zyrtar nga biseda me Komunën e Studeniçanit, nr. 03-99, datë 15.09.2026; kontrata/situata. |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Nuk është siguruar dëshmi se gjatë tremujorit qytetarët janë përfshirë formalisht në marrjen e vendimeve konkrete për përzgjedhjen dhe realizimin e ndërhyrjeve për mirëmbajtje. | Shënim zyrtar nr. 03-99, datë 15.09.2026 |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Gjatë tremujorit nuk është evidentuar ndonjë iniciativë e re formale qytetare, peticion apo kërkesë për pjesëmarrje në vendimmarrje, konkretisht lidhur me masën përkatëse. | Dokumentacioni i projektit; komunikimi me Komunën. |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Më 29.09.2026, Qendra për Asistencë organizoi një takim publik me 28 pjesëmarrës lidhur me gjendjen dhe realizimin e infrastrukturës rrugore lokale në Studeniçan. U diskutua për projektet aktuale, mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe nevojën për sinjalistikë dhe siguri më të mirë. | Raport i takimit publik të realizuar me qytetarët |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk është identifikuar ndonjë mjet i veçantë elektronik për pjesëmarrjen e qytetarëve konkretisht në realizimin e ndërhyrjeve për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve lokale. | Uebfaqja/kanalet elektronike të Komunës së Studeniçanit; shënim zyrtar nr. 03-99, datë 15.09.2026. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Nuk është siguruar dëshmi se gjatë tremujorit është organizuar ndonjë ditë e hapur në të cilën është diskutuar konkretisht për masën përkatëse, ndonëse ekziston pritje e rregullt e qytetarëve dhe komunikim i drejtpërdrejtë me ta. | Shënim zyrtar nr. 03-99, datë 15.09.2026; informacion mbi pritjen e qytetarëve. |
