Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Janë ndarë mjete financiare në kuadër të Programit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor për vitin 2026, nr. 08-1410/7, datë 13.03.2026., në pikën 4.1, „Mirëmbajtja e pastërtisë publike, higjienës komunale dhe sistemeve të furnizimit me ujë“, janë paraparë 3.000.000 denarë. Mjetet janë alokuar qartë dhe është zhvilluar procedura e prokurimit publik. Deri më tani, nuk është bërë rialokim i mjeteve financiare. | Programi për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor për vitin 2026, nr. 08-1410/7, datë 13.03.2026, në pikën 4.1, „Mirëmbajtja e pastërtisë publike, higjienës komunale dhe sistemeve të furnizimit me ujë“, parasheh mjete financiare në vlerë prej 3.000.000 denarësh. Vendim për pranimin e kërkesës për qasje të lirë në informata me karakter publik, nr. 03-5428/2, datë 17.09.2026. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Po | Është realizuar prokurimi për pastrimin e deponive të egra përmes sistemit elektronik të prokurimeve publike e-Nabavki@gov.mk. Procedura ka përfunduar, është marrë vendimi për përzgjedhjen dhe është lidhur kontrata. Si ofertues më i favorshëm është përzgjedhur SH.P.K. „Nefi Ik“ nga Ohri. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në Planin e Prokurimeve Publike në lidhje me masën që po monitorohet. | VENDIM |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Gjatë periudhës së monitorimit, përfshirë edhe tremujorin e dytë, nuk është evidentuar askund nevoja për ndonjë leje të veçantë. Është lidhur kontratë me SH.P.K. „Nefi Ik“ nga Ohri, si parakusht kyç për realizimin e masës. | VENDIM |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Po | Në përputhje me Vendimin nr. 03-5428/2, të datës 17.09.2026, lidhur me pyetjen „A ka filluar procedura e pastrimit të deponive ilegale në territorin e Komunës së Strugës?“, Komuna e Strugës informon se pastrimi i deponive ilegale ka filluar pjesërisht, duke u dhënë përparësi zonave ku nevoja për ndërhyrje është më e madhe. Megjithatë, në përgjigje nuk janë specifikuar lokacionet konkrete, vëllimi i punimeve të kryera apo të dhëna të tjera lidhur me aktivitetet e realizuara në terren | VENDIM |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Po | Për masën që është objekt i monitorimit, ekipi i projektit zhvilloi një takim me inspektorët komunalë për mbrojtjen e mjedisit, gjatë të cilit u informua për gjendjen e deponive ilegale dhe për procedurën e prokurimit publik, e cila në atë kohë ishte në vijim. Sa i përket transparencës lidhur me masën dhe publikimin e të dhënave, nuk është evidentuar ndonjë njoftim konkret në rrjetet sociale për procedurën e prokurimit dhe për përzgjedhjen e kompanisë. Megjithatë, pas një kërkese të dërguar paraprakisht në mënyrë elektronike, është pranuar përgjigjja zyrtare përmes Vendimit nr. 03-5428/2, të datës 17.09.2026 | VENDIM |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Po | Për tremujorin e dytë, është dorëzuar një Kërkesë për qasje të lirë në informata me karakter publik në formë elektronike, drejtuar Komunës së Strugës. Ka një përgjigje të kërkesës. Komuna nuk ka arkëtuar për informacionet e dhëna, informacioni i pranuar iu dorëzua në formë elektronike monitoruesit. | VENDIM |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Një përfaqësues i Këshillit të Komunës së Strugës ndau informacione lidhur me pastrimin e deponive ilegale në aktivitetin e organizuar nga KAB Strugë, me pjesëmarrjen e të rinjve, më 23.09.2026. | |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Qytetarët nuk janë përfshirë në vendimmarrjen lidhur me masën. | Ekipi i projektit |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Nuk ka asnjë informacion për ndonjë iniciativë qytetare lidhur me këtë çështje. Gjatë takimit me inspektoratin komunal u theksua se është rritur numri i deponive ilegale në territorin e Komunës së Strugës, por nuk është evidentuar asnjë iniciativë nga ana e qytetarëve. | Bisedë me shefin e kabinetit të Kryetarit të Komunës |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Përmes një aktiviteti të organizuar nga shoqata KAB në Strugë, me të rinj dhe përfaqësues të Këshillit të Komunës së Strugës, u përfshinë aktivisht të rinjtë dhe pjesëmarrësit e tjerë. Aktiviteti u mbajt më 23.09.2026 dhe në të morën pjesë gjithsej 20 pjesëmarrës, prej të cilëve 14 të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore. Nga numri i përgjithshëm, 13 pjesëmarrës ishin të moshës 18–29 vjeç, ndërsa 7 ishin mbi 30 vjeç. | Informacion nga aktiviteti i realizuar nga KAB Strugë. |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk vërehet mundësi e këtillë. | Informacion i marrë nga takimi me inspektoratin e komunës. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Informacione për masën që ndiqet. | Informacion i marrë nga takimi me inspektoratin e komunës. |
