Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Projekti është parashikuar në dokumentet programore dhe buxhetore. Vlera totale e vlerësuar është rreth 25 milionë euro, me financim shumëvjeçar të planifikuar nga qeveria. | Buxheti/Programi i Komunës së Çairit për vitin 2026; Qeveria e RMV-së, mbledhja e 61-të, pika 45. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Deri më 30.09.2026, nuk është siguruar dëshmi e dokumentuar për publikimin ose fillimin e procedurës së prokurimit publik për punimet kryesore. Në takimin e datës 25.09.2026, u bë e ditur se dokumentacioni i projektit është në fazën përfundimtare dhe se prokurimi publik pritet të jetë hapi i radhës. | Procesverbal/shënim zyrtar i datës 25.09.2026; verifikimi i Planit të Prokurimit Publik / Sistemit Elektronik të Prokurimit Publik (SEPP). |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Jo | Një pjesë e parakushteve janë siguruar – korniza financiare dhe dokumentacioni i avancuar i projektit – por deri në fund të tremujorit procedura e prokurimit publik nuk kishte filluar, prandaj nuk mund të konsiderohet se janë përmbushur të gjitha parakushtet. | Procesverbal/shënim zyrtar i datës 25.09.2026; Buxheti për vitin 2026; Qeveria e RMV-së, mbledhja e 61-të, pika 45. |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Deri më 30.09.2026, nuk janë evidentuar aktivitete kryesore ndërtimore në terren. Projekti mbetet në fazën përgatitore dhe dokumentuese. | Inspektim në terren / dokumentacion fotografik; procesverbal/shënim zyrtar i datës 25.09.2026. |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Gjatë tremujorit, nuk është konstatuar publikim i rregullt dhe i vazhdueshëm i informacioneve mbi ecurinë e projektit konkret në ueb-faqen dhe rrjetet sociale. Ekzistojnë informacione të veçuara, por jo një ndjekje e rregullt e fazave të projektit. | Ueb-faqja dhe rrjetet sociale të Komunës së Çairit – shqyrtimi i periudhës korrik–shtator 2026. |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Nuk janë marrë informacione dhe as nuk është siguruar dëshmi dokumentare nëse gjatë periudhës së monitoruar janë paraqitur dhe janë kthyer përgjigje ndaj kërkesave për qasje në informacione me karakter publik, konkretisht lidhur me këtë masë. | Dokumentacioni i projektit dhe komunikimi me Komunën – nuk është siguruar dëshmi dokumentare për kërkesa për qasje në informacione me karakter publik (KQIKP), konkretisht lidhur me këtë masë. |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Në takimin e datës 25.09.2026, përfaqësuesit e Komunës së Çairit ndanë informacione mbi gjendjen aktuale të projektit, fazën përfundimtare të dokumentacionit dhe hapat e ardhshëm të pritshëm | Procesverbal i takimit të datës 25.09.2026; shënim zyrtar nga një person anonim, i datës 25.09.2026. |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Jo | Nuk është siguruar dëshmi se qytetarët janë përfshirë zyrtarisht në marrjen e vendimeve konkrete lidhur me projektin ose se qëndrimet e tyre janë përfshirë në vendime formale | Procesverbal i takimit të datës 25.09.2026; pyetësorë për pjesëmarrësit. |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Po | Sipas anketimit të realizuar me qytetarët, 17,4% deklaruan se personalisht kanë dorëzuar një propozim, kërkesë ose iniciativë lidhur me parkingjet. Analiza tregoi gjithashtu se 92% janë plotësisht ose pjesërisht të informuar për masat e planifikuara, ndërsa vetëm 32% konsiderojnë se Komuna i informon qytetarët në mënyrë të mjaftueshme. | Pyetësorë për pjesëmarrësit e datës 25.09.2026 – përgjigjet në pyetjen lidhur me propozimin, kërkesën ose iniciativën e dorëzuar personalisht |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Më 25.09.2026, Qendra për Asistencë organizoi një takim me komunitetin në Komunën e Çairit, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfaqësuesve të Komunës. U prezantuan gjetjet lidhur me garazhin nëntokësor pranë sheshit „Skënderbeu“ dhe zgjidhjet shtesë për parkim, ndërsa u diskutua për mungesën e vendeve të parkimit, kapacitetet e garazheve, trafikun e rënduar dhe informimin e qytetarëve. U mblodhën 25 pyetësorë për pjesëmarrësit dhe 23 pyetësorë vlerësues. Si përfundim, u theksua nevoja për rritjen e kapaciteteve të parkimit, informimin më të rregullt dhe vazhdimin e dialogut të drejtpërdrejtë me qytetarët. | Agjenda, lista e të pranishmëve, pyetësorët dhe dokumentacioni fotografik nga data 25.09.2026. |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk është përcaktuar ndonjë formular elektronik, aplikacion apo mjet online i veçantë për pjesëmarrjen e qytetarëve konkretisht në realizimin e projektit. | Ueb-faqja zyrtare e Komunës së Çairit – verifikim. |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Në periudhën e monitoruar nuk është siguruar dëshmi se Komuna e Çairit ka organizuar ditë të hapur në të cilën është shqyrtuar masa konkrete. Publikimi më i vjetër për ditët e hapura nuk është dëshmi për aktivitetin në v. 2026. | Ueb-faqja zyrtare e Komunës së Çairit – verifikim. |
