Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Statusi i masës mbetet i pandryshuar krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese (1 prill – 30 qershor 2026). | Procesverbal nga takimi me Komunën Qendër, datë 29.08.2026 |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Në krahasim me periudhën e mëparshme të raportimit (1 prill – 30 qershor 2026), nuk ka ndryshime, përkatësisht, thirrja publike ende nuk është publikuar. | Procesverbal nga takimi me Komunën Qendër, datë 29.08.2026 |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Jo | Në krahasim me periudhën e mëparshme të raportimit (1 prill – 30 qershor 2026), nuk ka ndryshime, përkatësisht, thirrja publike ende nuk është publikuar, si parakusht kyç për fillimin e zbatimit të masës. | Procesverbal nga takimi me Komunën Qendër, datë 29.08.2026 |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Jo | Në krahasim me periudhën e mëparshme të raportimit (1 prill – 30 qershor 2026), nuk ka ndryshime, përkatësisht, nuk janë evidentuar aktivitete për mbështetjen e qytetarëve të moshuar – pensionistëve në rrezik social. Zbatimi i masës ende nuk ka filluar. | Procesverbal nga takimi me Komunën Qendër, datë 29.08.2026 |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Jo | Nuk janë evidentuar publikime të reja në ueb-faqen ose në rrjetet sociale të Komunës Qendër që kanë të bëjnë me masën e monitoruar. | Ueb-faqja zyrtare dhe rrjetet sociale të Komunës Qendër |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Jo | Gjatë periudhës aktuale të raportimit, nuk janë regjistruar kërkesa për informacione me karakter publik që lidhen me masën e monitoruar. | Procesverbal i takimit me Komunën Qendër, datë 29.08.2026. |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Komuna Qendër vazhdoi komunikimin e hapur me ekipin monitorues të Rrjetit Kombëtar „Gratë për Gratë“ (NMZHH) lidhur me masën e monitoruar. Më 29.08.2026 u mbajt një takim ndërmjet monitorueses për Komunën Qendër, udhëheqësit dhe një pjese të ekipit të Njësisë për Punë Sociale. U diskutua për ecurinë e zbatimit të masës, ndërsa komunikimi vazhdoi edhe në mënyrë elektronike për të verifikuar nëse kishte pasur ndryshime në zbatimin e saj. Në materialin e publikuar nga „360 Gradë“ u prezantuan gjetjet e Rrjetit Kombëtar „Gratë për Gratë“ lidhur me zbatimin e masës për pensionistët, si dhe qëndrimi i kryetarit të komunës, Goran Gerasimovski. Ai theksoi se pagesa është planifikuar për nëntor ose dhjetor, ashtu si edhe në vitet e mëparshme, dhe paralajmëroi se vlerësimi i kuq do të bëhet i gjelbër pas realizimit të masës. Gjithashtu, ai theksoi se Komuna ofron mbështetje për qytetarët e moshuar edhe përmes projekteve të tjera. | Procesverbal i takimit me Komunën Qendër Data: 29.08.2026 |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Po | Qytetarët u përfshinë drejtpërdrejt në hartimin e Programit (siç është theksuar në raportin për periudhën prill–qershor). Masa ende nuk është zbatuar. Sipas përgjigjes me shkrim të marrë përmes postës elektronike, informimi për kushtet, kriteret dhe mënyrën e aplikimit është planifikuar të bëhet përmes klubeve të pensionistëve dhe kanaleve të komunikimit të Komunës Qendër, pas publikimit të masës, i cili është planifikuar për tetor të vitit 2026. Sipas pyetësorit të realizuar në terren, 65,8% e të anketuarve nuk kanë vërejtur asnjë informacion, njoftim apo aktivitet lidhur me këtë masë gjatë tre muajve të fundit, ndërsa 26,3% nuk janë të sigurt. | Komunikim elektronik (e mail) од 28.09.2026 |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Jo | Gjatë periudhës së raportimit, nuk është evidentuar ndonjë iniciativë konkrete, peticion apo formë tjetër e veprimit proaktiv lidhur me masën në fjalë. | Komunikim elektronik (e-mail), datë 28.09.2026. |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Jo | Gjatë periudhës së raportimit nuk është organizuar ndonjë takim i veçantë publik kushtuar masës. Sipas përgjigjes me shkrim të marrë përmes postës elektronike, informimi i qytetarëve për kushtet, kriteret dhe mënyrën e aplikimit është planifikuar të realizohet përmes klubeve të pensionistëve dhe kanaleve të komunikimit të Komunës Qendër, pas publikimit të masës në tetor të vitit 2026. | Komunikim elektronik (e mail) од 28.09.2026 |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Po | Siç u theksua në periudhën e mëparshme tremujore (prill–qershor 2026), Komuna ofron mundësi për pjesëmarrje dhe komunikim elektronik përmes faqes së internetit dhe kanaleve elektronike, por nuk ka një kanal të veçantë të dedikuar për masën që po monitorohet. Interesi dhe aktiviteti i qytetarëve për përdorimin e këtyre mekanizmave janë të ulëta, gjë që vlen për programet komunale në përgjithësi. Sipas pyetësorit të realizuar në terren nga Rrjeti i Grave „Gratë për Gratë“, 36,8% e të anketuarve informohen për aktivitetet e komunës përmes Facebook-ut, ndërsa 18,4% përmes faqes zyrtare të internetit të komunës. Këto të dhëna u referohen kanaleve të informimit për aktivitetet e përgjithshme të komunës dhe jo për masën konkrete. | “Komunikim elektronik (e-mail) i datës 28.09.2026 Pyetësor në terren |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Jo | Siç u theksua në periudhën e mëparshme tremujore (01.04.2026–30.06.2026), Komuna nuk ka përcaktuar zyrtarisht një “ditë të hapur” gjatë javës. Qytetarët kanë mundësi që çdo ditë pune t’u drejtohen drejtpërdrejt shërbimeve kompetente për informacione, pyetje dhe konsultime. Gjatë këtij tremujori nuk janë marrë informacione për ndonjë ndryshim të kësaj praktike. | Procesverbal nga takimi me Komunës e Qendrës me datë 29.08.2026 |
