Matrica e monitorimit
| Nr. | Kriteri i monitorimit | Statusi | Përshkrim & vërejtje | Burimi |
|---|---|---|---|---|
| I. Zbatimi i masës që monitorohet | ||||
| 1.1 | Mjete buxhetore të alokuara në buxhetin e komunës për vitin 2026 për realizimin e masës | Po | Janë paraparë 350.000 denarë, sipas përgjigjes së marrë përmes kërkesës për qasje të lirë në informata me karakter publik. | Informacioni është siguruar nga vetëqeverisja lokale përmes kërkesës për qasje të lirë në informata me karakter publik. |
| 1.2 | Prokurime publike të planifikuara dhe/ose të realizuara në lidhje me masën | Jo | Komuna nuk ka zhvilluar procedurë të prokurimit publik, ndërsa sektori përgjegjës për prokurimet publike dhe punët e përgjithshme nuk disponon me asnjë dokumentacion përkatës. | Verifikuar në sistemin e Furnizimeve Publike. |
| 1.3 | Janë siguruar parakushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që lidhen me masën (p.sh. leje, aktivitete përgatitore, kuadro etj.) | Po | Është përzgjedhur lokacioni dhe në buxhet janë paraparë 350.000 denarë. Sipas deklaratës së kryetarit të komunës gjatë takimit tonë të fundit, pritet miratimi nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Gjithashtu, sipas deklaratës së kryetarit, pritet që premtimi të realizohet deri në fund të vitit. | Përmes takimeve të drejtpërdrejta me Kryetarin e Komunës dhe nëpërmjet kërkesave për qasje të lirë në informatat me karakter publik. Lokacionin e kemi vizituar edhe personalisht dhe i njëjti është tokë shtetërore. |
| 1.4 | Po zbatohen aktivitete konkrete në lidhje me masën | Po | Lokacioni është shënuar në hartë dhe pritet të bëhet ndarja e kufijve të parcelave, të përcaktohen kriteret sipas të cilave do të ndahen ato, si dhe të bëhet harmonizimi me Planin Detaj Urbanistik (PDU). | Takime me ekipin e Urbanizmit dhe vizitë në lokacion. |
| II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit | ||||
| 2.1 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, rregullisht ndan informacione për masën në ueb-faqe dhe rrjete sociale | Po | Gjatë periudhës së raportimit, informacionet janë ndarë në Forumin e Biznesit me Mërgatën. Me këtë rast, është përdorur prezantimi i njëjtë, në të cilin është paraqitur edhe lokacioni i paraparë për urbanizimin e zonës për çiftet e reja bashkëshortore. | Ueb-faqja dhe faqja zyrtare në Facebook e Vetëqeverisjes Lokale. |
| 2.2 | Komuna, përkatësisht institucioni kompetent, u përgjigjet kërkesave për informacione me karakter publik të dërguara për masën konkrete | Po | Komuna u përgjigjet kërkesave për qasje të lirë në informata me karakter publik, ku konfirmohet se janë siguruar 350.000 denarë për urbanizimin dhe se është përzgjedhur lokacioni. Planet për urbanizimin janë prezantuar disa herë në publik, veçanërisht gjatë Forumeve të Biznesit. | Përgjigje ndaj kërkesave për qasje në informata me karakter publik dhe prezantim në PowerPoint. |
| 2.3 | Komuna, përkatësisht institucioni përgjegjës, ndan informacione për masën me kërkesë të palëve të interesuara përmes takimeve, intervistave etj. | Po | Jemi në komunikim të rregullt, mbajmë takime dhe Vetëqeverisja Lokale u përgjigjet rregullisht kërkesave për qasje në informata me karakter publik. Kryetari i Komunës ka dhënë gjithashtu një deklaratë lidhur me urbanizimin gjatë një interviste për emisionin „360 Gradë“. | Kërkesë për informata me karakter publik |
| III. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje | ||||
| 3.1 | Qytetarët janë të përfshirë në vendimet që lidhen me realizimin e masës | Po | Pjesëmarrje në Forumin e Biznesit me Mërgatën, i cili u mbajt më 11 gusht 2026. Gjatë forumit u diskutua për mundësitë e investimeve nga mërgimtarët, potencialin e të rinjve dhe mundësitë që ofrohen përmes planeve të planifikuara urbanistike. | Fotografi, prezantimi i kryetarit të komunës |
| 3.2 | Qytetarët kanë iniciuar pjesëmarrje në vendimet që lidhen me masën që monitorohet | Po | Këshilli Rinor ishte iniciator për organizimin e një seance të Këshillit Komunal, të dedikuar çështjeve rinore. Sa i përket fushës së banimit, u theksua se po punohet në procesin e urbanizimit dhe se pritet përgjigje nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Seanca u mbajt më 18 shtator. | |
| Qytetarët janë përfshirë në procesin e zbatimit të masës konkrete përmes: | ||||
| 3.3.1 | Tubime publike, debate dhe forume | Po | Të rinjtë ishin pjesë e Forumit të Biznesit me Mërgatën. Ideja e tyre ishte të dëgjonin propozime nga mërgimtarët, por gjatë bisedave me ta nuk u arrit të zhvillohej një diskutim i tillë. Si dëshmi mbetet vetëm prezantimi i Kryetarit të Komunës, në të cilin përmendet se për të rinjtë është krijuar qendra rinore, se parku rinor është drejt përfundimit dhe se po punohet për urbanizimin e një zone të dedikuar për çiftet e reja bashkëshortore. | Publikime në FB dhe publikime në ueb faqe |
| 3.3.2 | Mundësi për pjesëmarrje elektronike përmes aplikacioneve mobile, ueb-faqes, formularëve elektronikë etj. | Jo | Nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për komunikim digjital, pasi platforma „Smart Dellçeva“ nuk është funksionale. Këtë e kemi përjetuar personalisht si ekip i projektit, drejtpërdrejtë por edhe përmes komunikimit me një zyrtar të komunës sepse kanë marrë me qira aq hapësirë. | Ekipi i projektit |
| 3.3.3 | Ditë të hapura të komunës | Po | Është publikuar njoftimi se janë caktuar ditë për takime me Kryetarin e Komunës dhe shërbimet komunale. Ky informacion është publikuar në derën e Qendrës Informative dhe në dhomën e portierit të Vetëqeverisjes Lokale. | Komunikatë e publikuar në Qendrën Informative. |
