Kjo 2I do të kontribuojë në krijimin e një kulture të inkluzionit (gjithëpërfshirjes) në komunën e Aerodromit, duke krijuar dhe zbatuar propozime të përbashkëta për politikat lokale inkluzive. Nisma do të përfshijë fokus grupe me prindër dhe ndihmës personal/mësues të personave me aftësi të kufizuara të cilat do të identifikojnë problemet lokale dhe zgjidhjet e mundshme për pengesat e përfshirjes sociale, mjetet dhe politikat që do të zbatohen nga administrata lokale, të konsoliduara në një diskutim publik. Informacioni i mbledhur nga të gjitha palët e interesuara do të përpilohet në një broshurë të shkurtër dhe simuluese të Politikave që do t’u paraqitet të gjithë aktorëve. Në këtë mënyrë, personat me aftësi të kufizuara, familjet e tyre, personeli ndihmës dhe arsimor, autoritetet komunale dhe publiku i gjerë do të kenë një model për dialog gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe partia do të ketë një model për përfshirje që do të pasqyrohet në programin e partisë në përgjithësi dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.