Ky projekt përbëhet edhe nga një kategori tjetër e quajtur Mobilizatorë të Komunitetit.
Pjesëmarrësit e kësaj kategorie u zgjodhën nga një thirrje e publike, ku çdo qytetar kishte mundësinë të aplikonte dhe të bëhej pjesë e saj.
Ideja e investimit në këtë fushë është që të afrohemi më pranë qytetarëve dhe t’i mësojmë ata se si t’i bëjnë partitë politike të përgjegjshme për premtimet e dhëna.
Procesi i trajnimit dhe mësimit u nda në tre pjesë – kapituj, kapitulli i parë u mbajt në shkurt, ku u zgjodhën 16 pjesëmarrës nga rajone të ndryshme.
Gjatë këtij moduli ata patën mundësinë që tani e tutje të njihen me termat mobilizim dhe rolin e tyre në shoqëri.
Kalimi nga organizimi fizik i trajnimeve në trajnime virtuale në kapitullin e dytë nuk ishte një proces i lehtë, por kishte tjetër mundësi kur bëhet fjalë për shëndetin tonë. Përveç sfidave, ata demonstruan përgjegjësi në përshtatjen me këtë mënyrë të re të funksionimit dhe marrjes së njohurive.
Kovid – 19 dhe mënyra sesi qeveria teknike e menaxhoi ishte një ushtrim dhe një mënyrë për formësimin dhe qartësimin e mobilizatorëve të komunitetit se si ata duhet të mobilizojnë dhe monitorojnë punën e qeverisë në të ardhmen.
Kapitulli i tretë u mbajt në shtator, atëherë edhe kur u formua qeveria dhe u botua draft – programi.
Idetë dhe udhëzimet se cila do të jetë fusha e tyre e monitorimit ishin të qarta për secilin nga Mobilizatorët tanë të Komunitetit.
Së bashku me detyrën e monitorimit në 5 muajt e ardhshëm, ata do të duhet të hartojnë një plan se si do ta bëjnë qeverinë të përgjegjshme për premtimet e shkruara në programin e tyre përmes iniciativave të tyre inovative.
Le të shohim se sa krijuese do të jenë mobilizatorët tanë në periudhën e ardhshme.