Manastiri kohë më parë ishte nikoqir i një sërë panel diskutimesh mbresëlënëse të organizuara nga IFES-i, si pjesë e projektit Mbështetje të reformave zgjedhore, me mbështetje të Qeverisë e Zvicrës. Pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje ishin mobilizuesit e komunitetit, përfaqësuesit e shoqatave qytetare – grantiste dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale nga mbarë rajoni i Pellagonisë, si dhe përfaqësuesit e mediave.
Në panelin e parë u diskutua mbi përvojat e procesit të monitorimit, hulumtimin e sfidave dhe të arriturave me të cilat merren organizatat qytetare dhe autoritetet vendore. Në këtë panel, nëpunësi për të rinjtë për Prilep, Goce Bumbaroski dhe Marija Tashkoska nga OSH-ja e Këshillit rinor – Prilep, diskutuan për bashkëpunimin e tyre lidhur me hapjen e Këshillit rinor në komunë. Me përfundimin e iniciativës novatore të OSH-së u themelua Këshilli rinor dhe u ndërmorën hapa për identifikimin e hapësirës ideale për të rinjtë në Prilep. Më tej, Zllatko Talevski i Qendrës kulturore rinore në Manastir dhe Zllate Boshevski, këshilltar i zhvillimit ekonomik lokal, ndanë përvojat e tyre pozitive lidhur me realizimin е infrastrukturës esenciale dhe ndriçimit rrugor të qëndrueshëm për sigurinë e qytetarëve.
Në panelin e dytë diskutimet u orientuan në leksionet e marra dhe në rrugët e mundshme për të përmirësuar efektivitetin e monitorimit të premtimeve zgjedhore si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal. Diskutimin e nisi mobilizuesi i komunitetit Masar Zhaku, i cili shprehu reflektimet e tij mbi aktivitetet lidhur me premtimin zgjedhor të pushtetit qendror për listat e hapura zgjedhore. Gazetari Stevo Bashurovski ndau qëndrimet e tij mbi rëndësinë e televizionit si mjet informimi për komunitetin vendor, si dhe për përpjekjet për të informuar në mënyrë të besueshme, të kuptueshme dhe të paanshme. Më tej, Viktor Iliev i YMCA – Manastir dhe Maja Petançeska e Stacionit EJT – Prilep diskutuan rreth këmbënguljes së OSH-së në mobilizimin e komunitetit të tyre mbi premtimet e shtigjeve për biçikleta dhe kapaciteteve vendosëse në kopshte.
Në fund të ngjarjes, Elena Ognenovska e Institutit TIM hodhi dritë mbi hulumtimin e edukimit qytetar dhe të votuesve, duke shpalosur gjetjet kryesore të cilat mund t’i udhëheqin iniciativat e ardhshme.
Punëtoria shërbeu si një platformë që palët e interesuara me prejardhje të ndryshme të mblidhen së bashku, të këmbejnë përvojat dhe të punojnë në bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies në zgjedhje.
Работилница за понатамошен развој на концептот за следење на изборните ветувања