Më 26 tetor të vitit 2023, Shkupi ishte nikoqir i një ngjarjeje të rëndësishme ku në qendër të vëmendjes ishte hulumtimi mbi edukimin qytetar dhe edukimin e votuesve. Kjo ngjarje, që është pjesë e projektit ,,Mbështetje të reformave zgjedhore’’, dhe që mbështetet nga Qeveria zvicerane, theksoi rëndësinë e edukimit të qytetarëve lidhur me obligimet e tyre të qytetarit dhe të drejtat e votimit.
Joana Kosma, drejtore e Fondacionit ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES) për Maqedoninë e Veriut, i nisi procedurat duke hedhur dritë mbi qëllimet kryesore të hulumtimit. Më pas, Elena Ognenovska dhe Jelena Qetkoviq Janeva nga Instituti TIM i udhëzuan të pranishmit profesionalisht nëpërmjet metodologjisë së hulumtimit, gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve praktike.
Sesionet dinamike për pyetje dhe përgjigje e pasuruan më tej ditën, duke u ofruar të pranishmëve mundësinë që të zhyten më thellë në përmbajtjen e hulumtimit, të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë për implikimet e ardhshme. Ngjarja kulmoi me mendime reflektuese, duke е shënuar ditën si një ogur – mirë për evoluimin e edukimit qytetar dhe të votuesve në rajon.
https://electoralsupportprogramme.mk/sq/galery/%d0%bf%d1%80%d0%b5%d0%b7%d0%b5%d0%bd%d1%82%d0%b0%d1%86%d0%b8%d1%98%d0%b0-%d0%b7%d0%b0-%d0%b3%d1%80%d0%b0%d1%93%d0%b0%d0%bd%d1%81%d0%ba%d0%b8-%d0%b4%d0%be%d0%bb%d0%b6%d0%bd%d0%be%d1%81%d1%82%d0%b8/
