Prezantim mbi detyrimin qytetar dhe të drejtat e votimit - nevojë e qytetarëve të informuar

Punëtori dhe trajnime, Punëtori dhe trajnime

Më 26 tetor të vitit 2023, Shkupi ishte nikoqir i një ngjarjeje të rëndësishme ku në qendër të vëmendjes ishte hulumtimi mbi edukimin qytetar dhe edukimin e votuesve. Kjo ngjarje, që është pjesë e projektit ,,Mbështetje të reformave zgjedhore’’, dhe që mbështetet nga Qeveria zvicerane, theksoi rëndësinë e edukimit të qytetarëve lidhur me obligimet e tyre të qytetarit dhe të drejtat e votimit.

Joana Kosma, drejtore e Fondacionit ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES) për Maqedoninë e Veriut, i nisi procedurat duke hedhur dritë mbi qëllimet kryesore të hulumtimit. Më pas, Elena Ognenovska dhe Jelena Qetkoviq Janeva nga Instituti TIM i udhëzuan të pranishmit profesionalisht nëpërmjet metodologjisë së hulumtimit, gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve praktike.

Sesionet dinamike për pyetje dhe përgjigje e pasuruan më tej ditën, duke u ofruar të pranishmëve mundësinë që të zhyten më thellë në përmbajtjen e hulumtimit, të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë për implikimet e ardhshme. Ngjarja kulmoi me mendime reflektuese, duke е shënuar ditën si një ogur – mirë për evoluimin e edukimit qytetar dhe të votuesve në rajon.

Prezantim mbi detyrimin qytetar dhe të drejtat e votimit – nevojë e qytetarëve të informuar

Galeri