Si pjesë e projektit Mbështetje të reformave zgjedhore, që financohet nga Qeveria e Zvicrës, dhe që realizohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), me mbështetjen e Klubit të deputeteve u organizua një ngjarje e rëndësishme në kontekst të përmirësimit të pjesëmarrjes politike dhe të përfaqësimit të grave në Maqedoninë e Veriut. Ky tubim i rëndësishëm me temë: ,, Përfaqësimi gjinor në zgjedhjet dhe proceset politike në Maqedoninë e Veriut: leksionet e nxjerra dhe rekomandimet për zgjedhjet parlamentare në vitin 2024,” u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja u hap me fjalimin përshëndetës të Lolita Ristovës, kryetare e Klubit të deputeteve, me çka pasuan vërejtjet e hollësishme të Joana Kozmës, drejtore e IFES-it për Maqedoninë e Veriut. Ngjarjen e shënoi prezantimi i raportit gjithëpërfshirës së Fllorens Ganusë, konsulente ndërkombëtare për çështjet gjinore.
Ky raport ofroi vlerësim të thellë dhe sugjeroi rekomandime për rritjen e pjesëmarrjes politike të grave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deputetet e grupeve të ndryshme parlamentare u angazhuan në një diskutim aktiv, duke kontribuar me një dialog të pasur për sfidat dhe mundësitë e ardhme.
Ky tubim shënoi një hap të rëndësishëm në drejtim të fuqizimit të grave në peisazhin politik dhe të garantimit se zërat e tyre po ndikojnë në proceset demokratike të Maqedonisë së Veriut.
Përsiatje mbi përforcimin e përfaqësimit të grave në proceset zgjedhore të Maqedonisë së Veriut