Dje, në Shkup u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë,, Përfaqësimi gjinor në zgjedhjet dhe proceset politike në Maqedoninë e Veriut’’: mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për zgjedhjet parlamentare në vitin 2024’’. Kjo ngjarje e rëndësishme, e organizuar nga IFES-i dhe e mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, theksoi përpjekjet e vazhdueshme për përforcimin e barazisë gjinore në sferën politike.
Si drejtore e IFES-it në Maqedoninë e Veriut, Joana Kozma e hapi ngjarjen me vërejtjet strukturore të pjesës së hyrjes. Fjalimi i saj i nënvizoi qëllimet jetike të Raportit gjithëpërfshirës për të cilin u diskutua në forum.
Tema qendrore e ngjarjes ishte prezantimi i bërë nga Fllorens Ganu, konsulente ndërkombëtare për çështjet gjinore. Ekspozeja e saj e detajuar e Raportit dhe rekomandimet për strategjitë e përmirësimit të pjesëmarrjes politike të grave ishte mjaft frymëzuese, veçanërisht për zgjedhjet pararendëse parlamentare.
Tryezën e rrumbullakët e karakterizoi segmenti i pyetjeve dhe përgjigjeve, duke krijuar një ambient që nxit dialogun e hapur dhe diskutimet konstruktive. Vërejtjet përmbyllëse dhanë shpresë për një të ardhme proaktive në fushën e përfaqësimit gjinor në politikë.
Ngjarja u përmbyll me sesionin e rrjetëzimit, duke ofruar mundësi të vlefshme për të pranishmit që të krijojnë lidhje, të ndajnë ide dhe t’i vendosin themelet e bashkëpunimeve dhe iniciativave të ardhme.
https://electoralsupportprogramme.mk/sq/galery/%d1%80%d0%b5%d0%b7%d0%b8%d0%bc%d0%b5-%d0%be%d0%b4-%d0%b4%d0%b8%d1%81%d0%ba%d1%83%d1%81%d0%b8%d1%98%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d0%bd%d0%b0-%d1%82%d1%80%d0%ba%d0%b0%d0%bb%d0%b5%d0%b7%d0%bd%d0%b0%d1%82%d0%b0/
