Kopshti në lagjen Toçila në Prilep duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe të pranojë fëmijët e interesuar

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit, Mobilizuesit e komunitetit, Punëtori dhe trajnime

Qytetarët e Prilepit u dërguan mesazhe vendimmarrësve në qytet për rëndësinë e realizimit të premtimeve të tyre të dhëna gjatë fushatës parazgjedhore, por edhe gjatë ushtrimit të pushtetit në vitin e kaluar. Përmes iniciativës inovative “Informohuni – veproni për ndryshim!” që realizohet nga shoqata “Multimedia pres, ata u përqëndruan veçanërisht në ndërtimin dhe vënien në punë të kopshtit në lagjen Toçila në Prilep.

Në punëtorinë e mbajtur më 20 dhjetor 2022 në Bibliotekën e qytetit “Borka Taleski” në Prilep morën pjesë 18 qytetarë. Ata u informuan, debatuan, pyetën dhe shprehën qëndrimet e tyre për zgjidhjen e problemit me këtë objekt shumë të rëndësishëm për qytetarët. Pjesëmarrësit folën në përgjithësi për rëndësinë e kujdesit për fëmijët në kopshtin e fëmijëve dhe më pas për zgjidhjen e problemit me mungesën e kapaciteteve akomoduese për përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore. Eleonora Kostovska Jovanoska, eksperte në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, trajtoi disa nga këto pyetje. Multimedia pres dëshiron të mobilizojë komunitetin në komunë dhe të përforcojë vetëdijen qytetare për të inicuar përgjegjësinë politike dhe transparencën e institucioneve lokale për këtë çështje. Përfundimi i kopshtit në lagjen Toçila në Prilep ishte premtim parazgjedhor i pushtetit aktual lokal dhe është përfshirë në Programin zhvillimor dhe buxhetin për vitin 2022. “Në Prilep pas 40 vitesh po ndërtohet kopsht dhe çdo vit në listën e pritjes janë mbi 200 fëmijë për t’u përkujdesur në kopshtin “E ardhmja jonë.” Përfundimi i kopshtit fillimisht ishte parashikuar për 110 milionë denarë, por tani ka arritur çmimin prej 133 milionë denarë dhe ende nuk është funksional”, tha Elizabeta Filiposka nga shoqata Multimedia pres.

Qytetarët pyetën se kur do të funksionojë kopshti në lagjen Toçila në Prilep.
Ne nuk duam që kopshti i ri në lagjen Toçila të jetë një tjetër “monument” si objektet e tjera të qytetit që nuk janë funksionale. Kërkojmë që të realizohet premtimi dhe të kujdesen për fëmijët”, tha Liliana Gjorgjioska. “Bartësit e vendimeve në komunitetin lokal dhe subjektet politike që preferojnë të vijnë në pushtet duhet të ofrojnë projekte reale të cilat mund t’i realizojnë me buxhetin komunal që e kanë në dispozicion”, theksoi Goce Blazeski.

Në punëtorinë “Mobilizimi i komunitetit për inicimin e ndërtimit të kopshtit në lagjen “Toçila” në Prilep, u përgatitën udhëzime për hartimin e një peticioni online që do të veprojë në pushtetin lokal për zbatimin e këtij premtimi parazgjedhor. Në pyetjet e të pranishmëve u përgjigj Irena Sterjoska Lokvenec, nënkryetare e komunës, këshilltare dhe kryetare e Komisionit për financim, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal pranë këshillit të Komunës së Prilepit.

Galeri