ESI Nelis: Mungesa e një shtëpie për pleqtë vështirëson jetën e pleqve dhe personave me aftësi të kufizuara në Kavadar

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit, Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

Qytetarët e Komunës së Kavadarit dërguan një mesazh të qartë nga paneli i mbajtur më 23 janar të vitit 2023 – nevojitet një shtëpi për pleqtë. Rreth 20 pensionistë, persona me aftësi të kufizuara dhe ekspertë, të organizuar nga shoqata “ESI Nelis” nga Kavadari në sallën e komunës, diskutuan për problemin, zgjidhja e të cilit ishte një nga premtimet parazgjedhore të kryetarit aktual të komunës.

“Nuk dua që fëmijët e mi të kujdesen për mua në vitet e jetës kur duhet të jenë vetëm, nuk i kemi kushtet të jemi bashkë në një shtëpi”, tha gjatë diskutimit Kostadin Jankov. “Kjo lloj shtëpie nevojitet dhe njoh të paktën 20 persona të tjerë që e kanë këtë problem”, shtoi ai. Pjesëmarrësit e panelit ishin unik në kërkesën e tyre për një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi: “Mund të kemi fituar një betejë tani që komuna, falë këtij projekti, ka vendosur të ndërtojë shtëpinë, por mbetet çështja e çmimeve. A do ta përballojmë dot me pensionet që kemi? Ne kemi besim se “ESI Nellis” do të na ndihmojë sërish dhe do të përgjigjet”, tha Sulltana Josheva Josheva.

Shoqata “ESI Nellis” përmblodhi diskutimet e pjesëmarrësve dhe pikat kyçe do të jenë në fokus të nismës së tyre në periudhën e ardhshme. Kërkesat do t’i paraqesin së bashku me qytetarët me të cilët pajtohen se presioni ndaj pushtetit lokal duhet të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

Realizimi i këtij paneli është mundësuar nga projekti “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” i Qeverisë së Zvicrës i cili zbatohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), kurse grantet administrohen nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

Galeri