Dibër ON, pjesëmarrje qytetare elektronike

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore për „Rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve, si dhe rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së komunës dhe ndërmarrjeve komunale me përdorimin e teknologjisë dixhitale“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: krijimin dhe promovimin e aplikacionit telefonik i cili u mundëson banorëve të komunës dhe komuniteteve të prekura lokale të marrin pjesë; shkëmbimin e rezultateve me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet komunale dhe përpjekjen për një dixhitalizim të përmirësuar të shërbimeve komunale.

Temë e monitorimit lokal është përdorimi i teknologjisë dixhitale nga ana e komunës për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të saj.

Zbatues
Shoqata - Qendër për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit Dibër
Vendndodhja
Debar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Ende nuk ka një vendim zyrtar për fillim, por komuna ka ndërmarrë disa veprime lidhur me çështjen. Administratori komunal
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk ka proces prokurimi. Administratori komunal
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Nuk janë zhvilluar takime dhe mbledhje. Administratori komunal
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka plan të përgatitur për realizim. Administratori komunal
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Është punësuar një zyrtar i TI-së i cili do të punojë mbi dixhitalizimin e shërbimeve komunale Administrator komunal
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Në komunë është punësuar një zyrtar i TI-së, në ueb-faqen hasen dy opsione: 1) raportoni problem për ndriçimin publik dhe 2) kërkesë për inspektim, por është e nevojshme të vendosen më shumë shërbime elektronike. intervistë me Administratorin komunal, ueb-faqja e komunës (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në faqen e komunës ka tani dy linqe dhe përkatësisht, raportoni një problem për ndriçimin publik dhe raportoni problem në përgjithësi. https://dibra.gov.mk/ https://dibra.gov.mk/formulare-dhe-udhezime/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Nuk ka pengesa financiare për realizimin e projektit Sekretar i komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Për momentin nuk ka mungesë të parakushteve. Sekretar i komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Çështja qëndron si prioritet i lartë në komunë, por për momentin janë paraqitur dhe prioritete më të larta dhe aktivitete të cilët zhvillohen ngadalshëm, mirëpo komuna vazhdimisht punon në këtë fushë dhe çdo ditë rrit numrin e shërbimeve elektronike. Sekretar i komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk është ndaluar Sekretar i komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Komuna beson se nuk ka stagnim, pritet që projekti të realizohet në nivel qendror nga MLS ose BNJVL, duke përfshirë dhe komunën e Dibrës. Sekretar i komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb-faqen e komunës së Dibrës nuk është gjetur asnjë informacion Ueb-faqja e komunës Dibër (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Në bazë të përvojave të deritanishme me këto lloje kërkesash, komuna u përgjigjet kërkesave lidhur me informata të karakterit publik brenda 8 ditëve. Përvoja të deritanishme
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna është e hapur, ka interes nga kompanitë, shoqatat, fondacionet dhe ambasadat, por dhe nga inxhinierë të rinj të TI-së. Tani punohet mbi dixhitalizimin e burimeve për financimin e komunës si pjesë e projektit të USAID-it, dhe pjesë e kësaj iniciative Sekretar i komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Informacionet shpërndahen dhe përmes bisedave joformale, në tubime publike, etj. Përvoja të deritanishme
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Në profilin e komunës në Facebook, ekziston mundësia të propozohen ide dhe ka link i cili ju udhëzon deri te propozim-buxheti i komunës, por nuk është drejtpërdrejt i lidhur me këtë çështje. http://dibra.gov.mk/newmk/buxheti/ https://dibra.gov.mk/2022/12/ Ueb-faqja e komunës (https://dibra.gov.mk/newmk/) dhe fan-faqja e komunës në Facebook (https://m.facebook.com/MunicipalityofDebar/posts/2536211373351526/?locale=hi_IN)
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit dorëzoi iniciativë personalisht
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Nuk ka ende informacione për pjesëmarrje të tillë nga qytetarët Administratori komunal
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Gjatë muajve nëntor dhe dhjetor organizohet propozim-buxheti i komunës Më parë realizoheshin forumet në komunitetit, por tani më jo. Nuk ka forume të lidhura drejtpërdrejt me këtë çështje. Intervistë me administratorin komunal, qytetarët, organizata joqeveritare, Thirrje në ueb-faqen e komunës (https://dibra.gov.mk/2022/12/05/njoftim-12/)
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ka mundësi për të marrë pjesë, por vetëm përmes ueb-faqes së komunës. ueb-faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Çdo të martë komuna zhvillon takime me qytetarët Ueb-faqja e komunës Dibër (https://dibra.gov.mk/newmk/) , intervistë me administratorin komunal, qytetarët
      4.4 Iniciativat qytetare Po Përmes iniciativës së qytetarëve, si shembull janë instaluar kamerat në vende të grumbullimit Sekretar i komunës