Dibër ON, pjesëmarrje qytetare elektronike

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore për „Rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve, si dhe rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së komunës dhe ndërmarrjeve komunale me përdorimin e teknologjisë dixhitale“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: krijimin dhe promovimin e aplikacionit telefonik i cili u mundëson banorëve të komunës dhe komuniteteve të prekura lokale të marrin pjesë; shkëmbimin e rezultateve me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet komunale dhe përpjekjen për një dixhitalizim të përmirësuar të shërbimeve komunale.

Temë e monitorimit lokal është përdorimi i teknologjisë dixhitale nga ana e komunës për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të saj.

Zbatues
Shoqata - Qendër për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit Dibër
Vendndodhja
Debar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Ende nuk ekziston vendim zyrtar për momentin, por komuna bën përpjekje dhe ka ndërmarrë veprime lidhur me dixhitalizimin e shërbimeve. Sekretari i komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk ka proces prokurimi. Administratori i komunës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në muajin dhjetor janë organizuar dy takime me palët e interesuara, një me institucionet nën juridiksionin e vetëqeverisjes lokale dhe një me qytetarët, shoqatat dhe klubet sportive. Pjesëmarrja e mobilizatorëve lokal në takime
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka plan të përgatitur për realizim. Megjithatë, nga janari i vitit 2023, NPK Standard prezanton mundësi për pagesë të faturave me kartë krediti. Postimi i NPK-së në Facebook https://www.facebook.com/MunicipalityofDebar
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Është punësuar një zyrtar i TI-së i cili do të punojë mbi dixhitalizimin e shërbimeve në komunë Sekretari i komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Edhe pse nuk është e dokumentuar, janë realizuar aktivitete, p.sh., është përcaktuar administrator për bashkëpunim me diasporën, i cili do të punojë kryesisht përmes portalit të shërbimeve elektronike. Është vendosur edhe bashkëpunimi me MSHIA për mbështje Administratori i komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Gjithnjë e më tepër promovohen shërbimet elektronike në ueb-faqen dhe rrjetet sociale të komunës. ueb-faqja e komunës https://dibra.gov.mk/newmk/ Facebook faqja e komunës https://mk-mk.facebook.com/MunicipalityofDebar/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Buxheti i komunës është mjaftë modest, buxhet në kohë krize, nuk janë parashikuar mjete për dixhitalizim dhe inovacion. Buxheti i komunës së Dibrës https://dibra.gov.mk/newmk/buxheti/
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Nuk ka mungesë në parakushte përveç të burimeve financiare. Administratori i komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Çështja qëndron prioritet i lartë në komunë, por për momentin ka dhe prioritete më të larta dhe aktivitetet zhvillohen në mënyrë të ngadalshme, mirëpo komuna vazhdimisht punon në këtë fushë dhe çdo ditë rrit numrin e shërbimeve elektronike. Administratori i komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk është ndaluar Administratori i komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Komuna beson se nuk ka stagnim, pritet që projekti të realizohet në nivel qendror nga MLS ose BNJVL, duke përfshirë dhe komunën e Dibrës. Administratori i komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk janë hasur informata në ueb-faqen e komunës së Dibrës, përveç ato për promovim më të madhë të shërbimeve elektronike. Ueb-faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Në bazë të përvojave të deritanishme me këto lloje kërkesash, komuna u përgjigjet kërkesave lidhur me informata të karakterit publik brenda 8 ditëve. Përvojat e deritanishme të organizatës civile, zbatues i projektit.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna është e hapur, ka interes nga kompanitë, shoqatat, fondacionet dhe ambasadat, por dhe nga inxhinierë të rinj të TI-së. Tani punohet mbi dixhitalizimin e burimeve për financimin e komunës si pjesë e projektit të USAID-it, dhe pjesë e kësaj iniciative Administratori i komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Informacionet shpërndahen dhe përmes bisedave joformale, në tubime publike, takime me kryetarin e komunës, etj. Qytetarë
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Në profilin e komunës në Facebook, ekziston mundësi për propozim të ideve dhe haset një link i cili udhëzon deri te propozim-buxheti i komunës, por nuk është i lidhur drejtpërdrejt me këtë çështje . Ueb-faqja e komunës (https://dibra.gov.mk/newmk/) dhe fan-faqja e komunës në Facebook (https://m.facebook.com/MunicipalityofDebar/posts/2536211373351526/?locale=hi_IN) http://dibra.gov.mk/newmk/buxheti/ https://dibra.gov.mk/2022/12/05/njoft
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk është paraqitur asnjë iniciativë në muajin dhjetor Administratori i komunës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Nuk ka ende informacione për pjesëmarrje të tillë nga qytetarët Administratori i komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Në muajin dhjetor janë organizuar dy takime për prezantimin e propozim-buxhetit për vitin 2023, një me institucionet nën juridiksionin e vetëqeverisjes lokale dhe një me qytetarët, shoqatat dhe klubet sportive. Pjesëmarrje fizike në tubime
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ka mundësi për të marrë pjesë, por vetëm përmes ueb-faqes së komunës. Ueb-faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Çdo të martë, komuna organizon takime me qytetarët. Ueb-faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/), intervistë me administratorin e komunës, qytetarët
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Gjatë muajit dhjetor nuk kishte asnjë iniciativë civile Administratori i komunës