Dibër ON, pjesëmarrje qytetare elektronike

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore për „Rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve, si dhe rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së komunës dhe ndërmarrjeve komunale me përdorimin e teknologjisë dixhitale“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: krijimin dhe promovimin e aplikacionit telefonik i cili u mundëson banorëve të komunës dhe komuniteteve të prekura lokale të marrin pjesë; shkëmbimin e rezultateve me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet komunale dhe përpjekjen për një dixhitalizim të përmirësuar të shërbimeve komunale.

Temë e monitorimit lokal është përdorimi i teknologjisë dixhitale nga ana e komunës për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të saj.

Zbatues
Shoqata - Qendër për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit Dibër
Vendndodhja
Debar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk është marrë vendim formal, i posaçëm zyrtar i fillimit të Digjitalizimit të komunës, por çdo sektor në komunë bën përpjekje që t'i digjitalizojë shërbimet sa më shumë të jetë e mundur dhe të përdorë mënyra digjitalizuese për përmirësimin e punës. Administrator i komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Sipas nevojave për realizimin e aktiviteteve të komunës, shkollave, NKP furnizohet me pajisje digjitale si, pajisje të TI-së, pajisje mbikëqyrëse, smart- tabela, antena WI-FI dhe ngj., por nuk ka furnizime për digjitalizimin e komunës (harduer dhe softuer Sektori për financa dhe buxhet
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Realizohen rregullisht takime me palët e prekura, por në muajin prill për shkak të muajit të Ramazanit dhe festave nuk u organizua ndonjë ngjarje më e madhe, vetëm takime të drejtpërdrejta me qytetarët në rrjedhën e aktiviteteve të përditshme. Administrator i komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka plan zyrtar realizimi por komuna konsideron de premtimi zgjedhor po realizohet, megjithatë digjitalizimi është një proces i gjatë dhe duhet më shumë kohë për realizim të plotë. Administrator i komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Komuna është e përgatitur për vënien në përdorim të çdo risie digjitale, ka kuadër dhe në çdo aktivitet të ri vendoset si prioritet përdorimi i teknologjive të reja. Administrator i komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Në muajin prill, Zyrën e diasporës e kanë vizituar 10 persona nga diaspora, vizitorët janë njoftuar për shërbimet që ofron zyra. Komuna planifikon të aplikojë vendosjen e stacioneve matëse digjitale për ndotjen e ajrit Administrator i komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në muajin prill, aplikacioni telefonik e instaluan 52 persona nga Ejpëll stor dhe 48 nga Gugëll store. Janë raportuar 7 probleme me temë ujësjellësi dhe kanalizimet, 3 probleme të ndriçimit publik, 3 probleme në infrastrukturë, 5 probleme me pastërtinë. Mobilizuesit e komunitetit
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Edhe këtë muaj komuna përballet me problemee financiare Administrator i komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Përveç mungesës së mjeteve financiare të gjitha parakushtet tjera janë përmbushur. Administrator i komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi zgjedhor ende mbetet në majën e prioriteteve të komunës, por aktualisht ka prioritete më të mëdha dhe aktivitetet rrjedhin më ngadalë, por komuna vazhdon të punojë në këtë fushë dhe çdo ditë shton numrin e shërbimeve elektronike. Administrator i komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Aktivitetet nuk janë ndalur, funksionojnë të gjitha mjetet dixhitale të zbatuara deri më tani, por në muajin prill nuk ka dixhitalizim të ri në komunë. Administrator i komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Nuk ka ngecje, por lloji i aktiviteteve është i një natyre të tillë që kërkon më shumë kohë për realizim dhe kërkon financa që komuna aktualisht nuk i ka në dispozicion. Administrator i komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb faqen e komunës së Dibrës nuk ka asnjë informacion të ri Ueb faqe e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Për çdo informacion jepet një përgjigje brenda 8 ditësh, sipas ligjit për informimin publik. Administrator i komunës
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Informacioni shpërndahet përmes të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në komunë dhe në takimet joformale me qytetarët e interesuar Administrator i komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Dibra është një qytet i vogël dhe biseda joformale është forma kryesore e shkëmbimit të informacionit Administrator i komunës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Pjesëmarrja e qytetarëve është prioritet, të rinjtë ofrojnë shumë ide për digjitalizimin e komunës, por momentalisht nuk ka aktivitete konkrete, komuna planifikon të aplikojë me projekte për donatorët potencialë. Administrator i komunës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk ka asnjë iniciativë të re në muajin mars, ne vazhdojmë me iniciativën e Dibër On-it dhe e- tatimet. Administrator i komunës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Ka njoftime për to, por deri më tani nuk është realizuar diçka me kontributin e qytetarëve. Administrator i komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin prill nuk u organizua asnjë ngjarje publike me këtë temë Administrator i komunës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ka informacione nga dy aplikacionet Clean Dibra dhe DibraON, dhe fan faqet sociale të komunës dhe NKP Standard janë vendi ku qytetarët marrin pjesë me komentet e tyre, faqja ka edhe forma të ndryshme elektronike për qytetarët. cleandibra, i DibraОН https://dibra.gov.mk/ https://www.facebook.com/MunicipalityofDebar https://www.facebook.com/search/top?q=nkp%20%2F%20%D1%98%D0%BA%D0%BF%20%22%20standard%20%22
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna çdo të martë mban takim me qytetarët. Tashmë qytetarët kanë mundësinë që përmes aplikacionit të kërkojnë takim me kryetarin e komunës. Ueb faqja e Komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/), intervistë me administratorin e komuneë, qytetarët https://dibraon.com.mk/login https://play.google.com/store/apps/details?id=mk.com.dibraon.app
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Në muajin prill nuk ka pasur iniciativa qytetare për temën e digjitalizimit Administrator i komunës