Dibër ON, pjesëmarrje qytetare elektronike

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore për „Rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve, si dhe rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së komunës dhe ndërmarrjeve komunale me përdorimin e teknologjisë dixhitale“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: krijimin dhe promovimin e aplikacionit telefonik i cili u mundëson banorëve të komunës dhe komuniteteve të prekura lokale të marrin pjesë; shkëmbimin e rezultateve me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet komunale dhe përpjekjen për një dixhitalizim të përmirësuar të shërbimeve komunale.

Temë e monitorimit lokal është përdorimi i teknologjisë dixhitale nga ana e komunës për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të saj.

Zbatues
Shoqata - Qendër për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit Dibër
Vendndodhja
Debar
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Ende nuk ka vendim zyrtar për fillim me realizimin, por komuna bën përpjekje sa është e mundur për t'i dixhitalizuar shërbimet. Sekretari i komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk ka proces të furnizimeve Administratori i komunës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Në muajin janar (26) është mbajtur tribuna me palët e prekura e organizuar nga organizata e cila e kryen monitorimin. Mobilizuesit
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Nuk ka plan realizimi Administratori i komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Ka referent të TI-së i cili punon në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve në komunë, ka administratorë të trajnuar. Administratori i komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Është hapur zyra për diasporën dhe është lidhur bashkëpunim me MSHIA-në për t'ia bërë të mundur diasporës t'i përdorë e-shërbimet Administratori i komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Është hapur zyra për diasporën dhe është lidhur bashkëpunim me MSHIA-në për t'ia bërë të mundur diasporës t'i përdorë e-shërbimet Gjithnjë e më shumë promovohen e-shërbimet në ueb faqen dhe në mediat sociale të komunës. Administratori i komunës Ueb faqja e komunës https://dibra.gov.mk/newmk/ Faqja e FB e komunës https://mk-mk.facebook.com/MunicipalityofDebar/
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Buxheti komunal është shumë modest, buxhet në kohë krize, nuk janë parashikuar mjetet për dixhitalizim dhe novacione. Buxheti
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Nuk ka mungesë të ndonjë nga parakushtet përveç resurseve financiare. Administratori i komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Çështja mbetet ende në majën e prioriteteve të komunës, por momentalisht ka prioritete më të mëdha dhe aktivitetet rrjedhin ngadalë, por komuna vazhdon të punojë në këtë fushë dhe çdo ditë e zmadhon numrin e shërbimeve elektronike. Administratori i komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk është ndalur Administratori i komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Јо Komuna konsideron se nuk ka ngecje, presin që projekti të realizohet edhe në nivel qendror nga MVL ose nga BNJVL-ja posaçërisht nga komuna e Dibrës. Vazhdimisht ka aktivitete, por besojnë se dixhitalizimi është një proces që zgjatë shumë. Administratori i komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Nuk janë gjetur informacione në ueb faqen e komunës së Dibrës, përveç promovimit të zmadhuar të e-shërbimeve. Ueb faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/)
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Nga përvojat e deritanishme me këtë lloj të kërkesave komuna në afat prej 8 ditësh jep përgjigje në kërkesat për informacione të karakterit publik. Përvoja e deritashme e OQ-ve zbatuese të projektit, por edhe informacione edhe nga shoqatat e tjera dhe gazetarët.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Komuna është e hapur, ka interes nga kompanitë, shoqatat, fondacionet por edhe nga ambasadat, si dhe nga inxhenerët e rinj të IT-së. Ueb faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk Administratori komunal
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Informacionet shkëmbehen edhe përmes bisedave joformale, në tubimet publike, takimet me kryetarin e komunës. Administratori komunal Qytetarë të intervistuar
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Në profilin e fejsbukut të komunës ekziston mundësia të propozohen idetë dhe ka link ku çon në propozim buxhetin, por jo e ndërlidhur drejtpërdrejtë me këtë çështje. Ueb faqja e komunës (https://dibra.gov.mk/newmk/) dhe fan faqja e fejsbukut e komunës (https://m.facebook.com/MunicipalityofDebar/posts/2536211373351526/?locale=hi_IN) http://dibra.gov.mk/newmk/buxheti/ https://dibra.gov.mk/2022/12/05/njoft
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po QZHQK Dibër me aktivitetin rrjedhës, të rinjtë e IT-së propozojnë ide për zgjidhjet dixhitale siç janë, parkingu, turizmi etj. Administratori i komunës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Administratori i komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin janar (26) është mbajtur tribuna me palët e prekura e organizuar nga organizata e cila e kryen monitorimin. Mobilizuesit
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Ueb faqja e komunës, aplikacioni i cili përdoret për probleme të ambientit jetësor clean diebra, dhe me aplikacionin e ri DibraON. http://cleandibra.mk/ https://dibraon.com.mk/ www.dibra.gov.mk
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna çdo të martë mban takime me qytetarët. Tani edhe përmes aplikacionit të ri do të mund të caktohen takimet me kryetarin e komunës. Ueb faqja e komunës së Dibrës (https://dibra.gov.mk/newmk/), интервју со општински администратор, граѓани https://dibraon.com.mk/login
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Në mujain janar nuk kishte iniciativa qytetare Administratori i komunës