Çështja e monotorimit ka të bëjë me partinë politike e cila fitoi në zgjedhjet e fundit në Komunën e Prilepit. Në vetë programën, kjo parti politike premtoi se do të hapet dhe menaxhohet një qendër rinore në Prilep. Sipas premtimeve, ne, si të rinj, presim që kjo qendër rinore të hapet gjatë mandatit të kryetarit të komunës, për shkak se, tani për tani, nuk është paraparë të realizohet kjo çështje gjatë këtij mandati njëvjeçar. Megjithatë, mundësia e zbatimit të mëtejmë të kësaj çështjeje është në shqyrtim e sipër, kemi progres pozitiv në monitorimin e çështjes “Themelimi dhe hapja e Qendrës Rinore në Prilep”, janë duke u shqyrtuar lokacione të mundshme dhe negociatat janë në zhvillim.