KAB Strugë do të ndërmarrë monitorimin e keqpërdorimit të resurseve administrative për zgjedhjet lokale 2025. Gjithashtu, do të eksplorojë perceptimin e qytetarëve për procesin zgjedhor dhe keqpërdorimin e resurseve administrative në tre komunat në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Ekipi i projektit do të mbajë tre panele diskutimi dhe takime me gazetarë, përfaqësues të mediave dhe anëtarë të organizatave lokale të shoqërisë civile në mënyrë që t’i informojë ata për gjetjet dhe të ndajë rekomandimet që synojnë të nxisin angazhimin e qytetarëve për këtë çështje dhe gatishmërinë për përsëritjen e përpjekjeve për zgjedhjet e ardhshme.