Duke realizuar prezantime me bazë në komunitet për grupet rinore, klubet qytetare dhe organizatat lokale në njësinë zgjedhore 6, Verdevita do të angazhojë komunitetet lokale dhe do t’i informojë ata për efektet e dëmshme të keqpërdorimit të resurseve administrative. Përpjekjet e monitorimit do të shoqërohen me takime me palët e interesuara lokale të dedikuara për shpërndarjen e gjetjeve, nxitjen e diskutimit dhe ofrimin e rekomandimeve vepruese si bazë për përpjekjet e ardhshme në këtë fushë.
