Grupi lokal i veprimit i Shoqatës për zhvillimin rural “Agro Lider”

Organizata e shoqërisë civile “LAG Agro Lider” përveç përpjekjeve të monitorimit do të organizojë edhe dy sesione informuese të komunitetit për keqpërdorimin e resurseve administrative me qëllim të rritjes së vetëdijes së komuniteteve lokale në njësitë zgjedhore 4 dhe 5. Ekipi gjithashtu do të nxisë dialogun qytetar me aktorë të ndryshëm lokalë dhe do t’u shpjegojë qytetarëve të Dolnenit dhe Strumicës standardet ligjore dhe etike të procesit zgjedhor.