Në njësitë zgjedhore 4 dhe 5, Interaktiv – Manastir do të ndërtojë dhe përforcojë kapacitetet e të rinjve dhe votuesve për herë të parë mbi të drejtat dhe detyrimet e votuesve, si dhe pritjet e tyre nga zyrtarët publikë dhe kandidatët për zgjedhjet lokale 2025. Ata do të organizojnë punëtori specifike me palët e interesuara përkatëse se si të monitorojnë keqpërdorimin e resurseve administrative në secilën komunë dhe të rrisin vetëdijen për këto tema në mënyrë që njohuritë dhe aftësitë të transferohen dhe të mund të përsëriten për zgjedhjet e ardhshme.