Komuna e Demir Kapisë, në shërbim të 3,777 banorëve, përballet me sfida të vazhdueshme me transparencën, shkëmbimin e informacioneve në kohë dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të qytetarëve. Shumë banorë nuk kanë qasje në informacionin e përditësuar komunal dhe kanë kanale të kufizuara për të raportuar çështje ose për t’u angazhuar me insititucione lokale. Komunikimi shpesh mbështetet në telefonata ose vizita fizike, të cilat janë të papërshtatshme për ata në zona të largëta, me sfida lëvizshmërie ose kohë të kufizuar.
Një fokus grup i kohëve të fundit zbuloi se qytetarët ndihen të shkëputur nga vendimmarrja dhe kërkojnë mënyra më të arritshme dhe moderne për të bashkëvepruar me komunë. Kjo shkëputje ul besimin, angazhimin qytetar dhe vonon zgjidhjen e problemeve.
Për të adresuar këtë, iniciativa propozon një aplikacion të thjeshtë mobil që u mundëson qytetarëve të raportojnë çështje me përshkrime dhe fotografi, të paraqesin ide, të kontaktojnë stafin komunal dhe të marrin njoftime në kohë. Ky mjet synon të rrisë transparencën, llogaridhënien, komunikimin e dyanshëm dhe qeverisjen me pjesëmarrje për zgjidhje më efikase të problemeve në komunitet.