Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës në të cilën është duke u kryer rindërtimi i sallës sportive të shkollës së mesme ekonomike të komunës së Gostivarit (SHMEK). Kjo ishte pjesë e programit zgjedhor dhe aktivitetet e rindërtimit janë paraparë në planin komunal për zhvillim për vitin 2022-2023. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: takimet me vetëqeverisjen lokale dhe drejtorin e SHMEK-Gostivar; punëtoritë me palët e prekura; deklaratat dhe informimin e publikut përmes televizioneve lokale dhe mediave sociale.
Temë e monitorimit lokal është rindërtimi i sallës sportive në SHMEK „Gostivar“ nga Gostivari.