Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor “Ndihmë dhe kujdes në shtëpinë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara”, që është pjesë e programit komunal për vitin 2023. Ky projekt ka filluar të zbatohet në fillim të vitit 2022 dhe sipas programit të zgjedhjeve lokale të fundit planifikohet faza e dytë e realizimit në vitin 2023. Projekti ka rëndësi të veçantë për popullatën lokale sepse bëhet fjalë për grupin e margjinalizuar si një kategori specifike e qytetarëve nga komunitetet me pakicë, të moshuarit, të pafuqishmit. Personat janë të vetëm dhe të pafuqishëm si dhe me nevojë të madhe për përkujdesje nga një person tjetër, sepse shumica e të rinjve kanë emigruar në vendet e Evropës Perëndimore. Përmbushja e këtij premtimi do t’ua lehtësojë jetën e përditshme dhe do t’u mundësojë të bëjnë një jetë më dinjitoze. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: shpërndarjes së materialeve informative, debat publik, fushata në mediat sociale.