Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës i cili premtoi riparimin e rrugës nga fshati Gallatë deri në Vrapçisht. Fshati Gallatë është fshat malor në komunën rurale të Vrapçishtit. Banorët e fshatit kanë kohë që po ballafaqohen me probleme infrastrukturore, sidomos me rrugën për në Vrapçisht nga ku mund të lidhen edhe me dy komuna mëqendrore – Gostivarin dhe Tetovën. Premtimi i dhënë ende nuk është realizuar dhe për këtë arsye 1300 banorë të fshatit kanë vështirësi të arrijnë në zonat urbane përreth. Me përmbushjen e këtij premtimi, këta banorë do të kishin një jetë më të lehtë dhe më cilësore, si dhe qasje më të lehtë në shërbime dhe në përfitimet. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: anketës me banorë të komunës së Vrapçishtit, intervistave me palët e interesuara me video të përgatitura nga to, shpërndarje të fletushkave informative.