Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës për ndërtimin e ujësjellësit në vendbanimin Axhievci. Është një problem afatgjatë me të cilin ballafaqohen banorët e fshatit të cilët nuk kanë ujë të pijshëm dhe presin që ky premtim të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë. Premtimi është pjesë e programit të komunës për vitin 2022 dhe 2023, por ka edhe mbështetje nga pushteti qëndror, e cila tashmë ka filluar të realizojë disa aktivitete për të siguruar 400 mijë euro të nevojshme për realizimin e të njëjtit. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: aktiviteteve në terren për informimin dhe aktivizimin e popullatës lokale, debat publik për prezantimin e rezultateve të hulumtimit, shpërndarjes së materialeve për promovim dhe informim.