Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor të vitit 2021 lidhur me „Përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom në komunën e Koçanit përmes përmirësimit të grumbullimit të mbeturinave dhe krijimit të sipërfaqeve të gjelbra rekreative për të rinjtë dhe të moshuarit“. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: hulumtimin për mendimin e qytetarëve; formimin e grupit të punës nga qytetarët, qëllimi i të cilëve do të jetë ndjekja e aktiviteteve të vetëqeverisjes lokale lidhur me premtimin zgjedhor; marrëveshjen trepalëshe (organizatë qytetare, kryetar komune dhe ndërmarrje publike për higjienë komunale), duke përfshirë edhe planin e veprimit për implementim; aksionet guerile dhe konferenca për shtyp.
Temë e monitorimit lokal është mirëmbajtja e pastërtisë publike në komunitetin rom në komunën e Koçanit.