Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i premtimeve zgjedhore dhe do t’ua përkujtojë vetëqeverisjes lokale dhe popullatës së komunës së Shuto Orizarës problemin e pazgjidhur me deponitë jolegale. Aktivitetet për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: pasqyrimin e terrenit (foto dokumentimin e deponive jolegale ekzistuese; organizimin e një peticioni për autoritetet komunale dhe të qytetit të Shkupit për përmbushjen e premtimit zgjedhor; organizimin e aksionit gueril; organizimin e të vepruarit kreativ (veprimtari kreative ose artistike); njoftimin mediatik për problemin me deponinë jolegale në komunën e Shuto Orizarës.
Temë e monitorimit lokal janë ndarjet e buxhetit komunal për ballafaqimin me deponitë jolegale.