Kjo 2I ka objektiv të dyfishtë. Do të adresojë mungesën e ofertës turistike në komunën e Tetovës por jo vetëm këtë. Duke pasur parasysh ndotjen e lartë të ajrit në Tetovë, iniciativa do të shqyrtojë mundësinë e futjes së eko-trenit dhe linjës së transporti turistik. Eko-treni do të fillojë në qendrën e Tetovës (nga Xhamia e Larme) dhe do të vazhdojë përafërsisht. 3.2 km në Banjice, ku ndodhet qendra ekzistuese e rekreacionit të Tetovës. Eko-treni do të inkurajojë qytetarët të përdorin trenin (transportin kolektiv) në vend të makinave individuale, kështu që të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit përveç rritjes së turizmit në zonë. Përmes diskutimeve publike dhe fushatës së mediave sociale, kjo 2I do të prezantoj idenë e Eko-trenit për qytetarët dhe do të mbledh mendimet e tyre rreth një linje të tillë treni dhe opsionet më të mira në vijim.