2I synon të mbledhë informacion në lidhje me nevojat dhe kënaqësinë e banorëve të komunës Gjorçe Petrov nga puna e administratës ekzistuese të qeverisjes lokale dhe përparësitë për të ardhmen. Do të bëhet një hulumtim gjithëpërfshirës për të eksploruar çështjet vijuese: a) problemet e përditshme të qytetarëve nga niveli mikro (vendbanimet); b) funksionimi / performanca e komunës / administratës komunale; c) përparësitë e qytetarëve për vendbanimet e tyre; d) kënaqësinë e qytetarëve me punën e kryetarit, administratën komunale dhe punën e këshilltarëve. Analizat do të përfshijnë rekomandime për përmirësim. Gjetjet do të përdoren për programin e zgjedhjeve lokale të partive politike.