Kjo 2I do të rrisë ndërgjegjësimin dhe do të ndezë një diskutim midis qytetarëve rreth listave të hapura dhe do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor në atë drejtim.
Përmes sondazhit, nisma do të shqyrtojë njohuritë e qytetarëve në lidhje me listën e hapur dhe mendimin e tyre për prezantimin e listave të hapura për zgjedhjet lokale në vijim. Diskutime shtesë do të organizohen me deputetë, të rinj të partive politike, OJQ, anëtarë të grupit të punës brenda Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ata gjithashtu do të ftohen të ndajnë më shumë informata në lidhje me konceptin e listave të hapura në një diskutim publik. Të gjitha aktivitetet brenda nismës, përfshirë raportin e konsoliduar nga sondazhi dhe diskutimet/takimet e realizuara do të promovohen në mediat sociale.