Kjo 2I synon të monitorojë masën e qeverisë për “uljen e numrit të inspektorateve në vend me gati gjysmë dhe dyfishimin e numrit të inspektorëve që punojnë në mjedisin dhe rregulloret e tregut”. Kjo është e nevojshme pasi institucioni ekzistues i ngritur në rajonin Jugperëndimor dhe komuna e Strugës përballet me shumë sfida në lidhje me prerjen masive të paligjshme të malit, shpyllëzimet, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet. Nisma synon të nisë një peticion online që do të mbledhë mbështetje nga publiku dhe do t’i kërkojë qeverisë të shpejtojë zbatimin e kësaj mase të planifikuar. Gjithashtu parashikohen të zbatohen aktivitete të tjera të angazhimit të komunitetit të tilla si: fushata e mediave sociale, veprimet guerile, materiale të shtypura për shpërndarjen e informacionit.