Qëllimi i kësaj iniciative është mobilizimi i komunitetit përmes debateve publike në lidhje me rëndësinë e hapjes së qendrave “Një vend për shërbimet” në vend.
Si pjesë e iniciativës, do të organizohet një konferencë kombëtare me aktorë të rëndësishëm, përfaqësues nga institucione publike dhe ekspertë, dhe përmes vizitave në terren në disa komuna do të diskutohet me qytetarët masa e Qeverisë. Përfitimet e arritjes së kësaj mase do të shfaqen përmes një video informuese që do të ndahet me publikun e gjerë.