Kjo 2I synon të informojë dhe mobilizojë qytetarët në lidhje me masën e Qeverisë për krijimin e një qendre për kujdes familjar në vend.
Brenda iniciativës do të kryhet një studim i shkurtër për të përcaktuar se sa është i njohur grupi i prekur i synuar (personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre) me këtë masë. Kjo do të përcillet me takime informuese me grupin e synuar, dhe gjithashtu do të organizohet shoqërimi interaktiv me personat me aftësi të kufizuara.
Në mënyrë që iniciativa të arrijë më shumë njerëz, veçanërisht njerëzit nga grupi i synuar, do të regjistrohet një video e shkurtër e cila do të shpërndahet përmes rrjeteve sociale.