Kjo iniciativë synon të informojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për domosdoshmërinë e digjitalizimit të administratës publike në drejtim të rritjes së efektivitetit.
Iniciativa do të shqyrtojë opinionin publik në lidhje me kënaqësinë e punës së administratës publike dhe gjithashtu do të përdorë disa mjete për mobilizimin e komunitetit si: fushata e mediave sociale, video me punonjës administrativë nga institucionet që përdorin sistemin, duke ndarë përvojën e tyre me të dhe si ka ndikuar në punën e tyre, pamflete që do të çojnë në llogaritë e mediave sociale (kodet QR). Aktivitetet brenda nismës do të përfundojnë me një panel diskutimi se si teknologjia e informacionit mund të ndihmojë në procesin e përmirësimit të administratës publike.