Në këtë 2I ka dy objektiva. E para është rritja e nivelit të ndërgjegjësimit te qytetarët për Planin Operacional 2021. E dyta është fuqizimi i qytetarëve të papunë, veçanërisht të rinjve, për të përdorur në mënyrë aktive programet dhe masat e përcaktuara me Planin Operacional.
Informacioni i mbledhur deri më tani tregon se ka mungesë të informacionit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve në lidhje me masat dhe programet ekzistuese. Në atë kuptim, për të mobilizuar dhe rritur ndërgjegjësimin e të rinjve në lidhje me këtë masë, do të zbatohen një sërë aktivitetesh të tilla si: sesione informuese me anëtarët e komunitetit të prekur; fushata video / podcast për promovimin e masave për (vetë) punësim; e ashtuquajtur “Librari njerëzore”; dhe aktivitete të ndryshme promovuese dhe të dukshme. Shpresohet se kjo do të çojë në rritjen e interesit dhe angazhimit të qytetarëve në lidhje me premtimin e dhënë të Qeverisë.